Categories
HOME

Era Istrefin nuk e keni parë asnjëherë më të bukur, format e saj marrin vëmendjen

Era Istrefi Photos (25 of 56) | Last.fm

Ajo është rikthyer fuqishëm pas një pauze të gjatë në muzikës.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila krahas projekteve të reja ka qenë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.


Këngëtarja e njohur shqiptare e cila njihet për fizikun e kompletuar, ka ardhur tejet atraktive edhe në një imazh të ri.

Ajo postoi një foto në InstaStory për më shumë se një milion ndjekës të saj në llogarinë e Instagramit.

Era shihet e veshur me shumë stil, bluzë të shkurtër me pupla dhe mini-fund të ngjashëm me ngjyrë të kaltër.

Me një makijazh të lehtë dhe flokët e bardha me balluke, ylli i estradës shqiptare dukej më në formë se kurrë më parë.

Ndryshe, Era aktualisht po shijon suksesin e këngës së re që solli në bashkëpunim me reperin e njohur, Don Xhoni.

Categories
HOME

Shkuan në kinema por Genci ishte i vetmi mashkull në sallë, ja cilin film kishte zgjedhur Eni

Eni Koçi talks about the relationship she has with Genc Prelvukaj's son -  Instagramming

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti që po presin një vajzë nuk kanë qenë aktiv në skenën muzikore gjatë kësaj periudhe por kohë pas kohe njoftojnë ndjekësit me detaje interesante nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi ka qenë Genci që ka zbuluar se bashkë me Enin shkuan në kinema por ai ishte i vetmi mashkull në sallë.

Kjo përshkak se këngëtarja ka zgjedhur të shikojnë filmin e ri të sapo publikuar “Ticket to Paradise”, që i përket zhanrit komedi romantike, zhanër jo i shikuar shumë nga meshkujt.

“Eni sot i mori dy bileta për kinema. Filmi: Ticket to Paradise Jam i vetmi mashkull në sallë”, ka shkruar Genci duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e tij.

Filmi ka në rolet kryesore Julia Roberts dhe George Clooney, fakt që si duket nuk u ka bërë përshtypje meshkujve të tjerë shqiptarë./afterparty/

Categories
HOME

Dasma po vjen, kështu po festohet tek Shkurte Fejza

Shkurte Fejza :: Biografia

Siç kemi bërë të ditur, këngëtarja Shkurte Fejza së shpejti do ta martoj djalin e saj të vetëm.

Arbri dhe Erza, të cilët prej vitesh janë në lidhje dhe të fejuar, tani do ta kurorëzojnë marrëdhënien dhe dashurinë e tyre me martesë.

Dasma që po vjen dhe prej tani ka sjell ngazëllim në familjen e Shkurte Fjezes.

Siç mund ta shihni, cakërrimi i gotave ka nisur që tani. Me fat e trashëgime çiftit të ri./kosovarja

Categories
HOME

E përjetoi keq/ Kjo ishte arsyeja që e bëri prezantuesen shqiptare të qante gjatë emisionit

Moderatorja e programit të mëngjesit “Wake Up”, Neada Muçaj ka përjetuar të enjten një moment shumë emocionues, teksa ka nisur të qajë në transmetim direkt.

Ndërsa Blendi Salaj lexoi temën e ditës që ishte “Cili është gatimi më i mirë që keni shijuar nga duart e gjyshes suaj”, Neada reagoi menjëherë duke thënë

“Ah çfarë teme. Pyetje që ka sjellë shumë komente, mesa duket të kthehesh në fëmijëri është gjëja më e bukur. Nostalgjia i bën njerëzit të ndihen mirë, sidomos kur bëhet fjalë për ushqime dhe për gjyshen.”

Por sapo në studio filloi të luhej kënga e famshme shqiptare e gjyshes, Neada nisi menjëherë të qante, teksa kjo situatë zgjati disa sekonda.

Enxhi dhe Blendi nisën ta nga cmonin, derisa më pas moderatorja u qetësua dhe ata iu rikthyen të qetë emisionit që transmetohet çdo mëngjes në Top Channel.

Në fakt, askush nuk i mban dot lotët kur flitet për gjyshërit, që na kanë dhuruar e na dhurojnë dashuri të madhe dhe pa kushte. Neada, lotët e tu meritojnë notën 10!

Categories
HOME

Ngordh qeni më i vjetër në botë, s’do e besoni dot moshën e tij

Pebbles, qeni që mbante rekordin për qenin më të vjetër në botë, ngordhi në fillim të kësaj jave në moshën 22-vjeçare në juglindje të SHBA-së, thanë Rekordet Botërore Guinness në faqen e tyre të internetit.

Kjo femër Fox Terrier është ushqyer me ushqim për macet që nga viti 2012, gjë që mund të ketë kontribuar në jetëgjatësinë e saj. “Pebbles, qeni më i vjetër në botë, fatkeqësisht ngordhi, për shkaqe natyrore dhe në mënyrë paqësore në shtëpi, e rrethuar nga familja e saj”, kanë shkruar pronarët e tij në Instagram.

Ai ka lindur më 28 mars 2000 në Long Island në shtetin e Nju Jorkut dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës në shtetin e Karolinës së Jugut. Qeni i vogël me vetëm dy kilogramë lindi 32 këlyshë gjatë jetës së saj të gjatë.

Pebbles u shpall qeni më i vjetër në botë në maj 2022 gjatë një vizite të ekspertëve të Librit të Rekordeve Guinness, institucioni që regjistron rekorde në të gjitha fushat.

Sipas Julie Gregory, pronares, sekreti i jetëgjatësisë dhe shëndetit të Pebbles qëndronte në kujdesin e higjienës.

Categories
HOME

“Libri i ri i Harry-t është një bombë me sahat”, gazetari: “Familja mbretërore po pret me ankth botimin”

Që kur Harry dhe Meghan janë larguar nga Familja Mbretërore, deklaratat e tyre janë komentuar gjerësisht dhe janë interpretuar në mënyra të ndryshme. Së fundmi thuhet se anëtarët e familjes  janë shumë të nervozuar dhe i druhen faktit se çfarë do të rrëfejë Princi Harry në dokumentarin e ri.Tom Bower, i cili shkroi ” Hakmarrja: Meghan, Harry dhe lufta midis Windsors “, shprehet se libri  i ardhshëm i Dukës së Sussex është si një “bombë me sahat”.U raportua se Harry, ka bërë kërkesë për të rishkruar librin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II muajin e kaluar, duke dashur të “heqë ose minimizojë” atë që ai shkroi për Mbretin Charles III, Mbretëreshën Consort Camilla, Princin William dhe Kate Middleton.  Por Bower nuk mendon se kjo mund të ndodhë.

“Unë mendoj se të gjithë e dinë se Sussex-ët nuk mund ta ndryshojnë librin në asnjë mënyrë,” mendon ai. “A mund ta bëjnë më të keq? Sepse përndryshe, nuk do të kishin shitje.”

Kujtimet e Harry-t, të planifikuar fillimisht për publikimin nga Penguin Random House në nëntor, tashmë janë shtyrë deri vitin e ardhshëm .Bower thotë se libri mund të dalë gjatë pashkëve dhe do të përfshijë në të një kapitull mbi funeralin e Mbretëreshës. “Dhe do të ketë vetëm më shumë materiale rreth mënyrës se si ata u shpërfillën dhe gjithë pjesa tjetër e sulmeve kundër familjes mbretërore,” shton ai.

Shumë ekspertë mbretërorë kanë thënë se Charles, 73 vjeç, po pret që t’u japë titullin princ dhe princeshë fëmijëve të Harry dhe Markle, Archie, 3, dhe Lilibet, 1, derisa të publikohen projektet e ndryshme mediatike të çiftit.

Page Six raportoi se duka dhe dukesha kanë dashur gjithashtu të rieditojnë serialin, të cilin Netflix kishte shpresuar ta transmetonte në dhjetor pas sezonit të pestë të “The Crown” më 9 nëntor. Redaktime të tilla “mund ta shtyjnë publikimin e tij deri në më vonë në 2023”, tha një burim. Harry dhe Markle u martuan në maj 2018 dhe dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore më pak se dy vjet më vonë mes pretendimeve se ish-aktorja dhe fëmija i tyre i parë u përballën me paragjykime racore dhe se ajo kishte menduar për vetëvrasje ndërsa ishte shtatzënë me Archie.

Categories
HOME

Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit

Qeveria ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit grevistë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Infokus Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po është e vërtetë”, ka deklaruar shkurt për Infokus, Ibrahimi.

Ndryshe pagat e mësimdhënësve janë ekzekutuar  shtatë ditë me vonesë. Kjo për shkak se qeveria ngulte këmbë duke u thirrur në ligjin për greva dhe duke thënë se do të paguhet vetëm ata që kanë punuar dhe jo edhe ata që kanë mbajtur grevë.

Por siç duket pas shumë kritikave ndaj tyre për mos ekzekutimin e pagave, qeveria sot ka hequr dorë nda ai vendim./Gazeta Infokus/

Categories
HOME

Britaniku që u largua me ukrainasen ribashkohet me familjen pas heqjes së urdhrit të mbrojtes/ Refugjatja kthehet në Kiev

Një britanik që ka qenë në faqet e para të gazetave për lidhjen me një refugjate ukrainase që familja e tij strehoi në shtëpi, tashmë mund ta takojë fëmijët pas heqjes së urdhrit të mbrojtjes nga gjykata.

Punonjësi i sigurisë Tony Garnett, 29 vjeç, braktisi nënën e dy fëmijëve të tij Lorna, 28 vjeçe pasi ra në dashuri me 22 vjeçaren Sofiia Karkadym.

Tony habiti familjen e tij kur dy javë pasi kishin pritur në shtëpi Soffia si refugjate nga lufta, u lagua për të jetuar me të.

Tashmë është mësuar se babai i dy fëmijëve është ndarë nga e dashura e re, e cila është kthyer në Kiev.

Ai ishte ndaluar të kontaktonte ish-të dashurën Lorna — nënën e dy vajzave të tyre — pasi ajo denoncoi tekstet abuzive që ai i kishte dërguar.

Tanimë Tony është ribashkuar me familjen pas heqjes së masës nga gjykata.

Sot ai tha për rrjetin Mail Online: “Jam shumë i lumtur. Është e mrekullueshme të takoj fëmijët, ata vijnë para çdo gjëje.

Në gjykatën e Bradford u tha se ai ishte ndarë nga Sofia e cila madje përfundoi e arrestuar për pak kohë kur nuk pranonte ndarjen nga Tony.

Nuk duhet ende nese çifti i vjetër janë bashkuar me njëri-tjetrin, por duke gjykuar nga komentet e tyre Lorna duket se mund t’ia fale “marrëzinë” Tony-t.

Edhe partnerja e tij e vjetër Lorna dukej e kënaqur me rezultatin: “Ai është një baba i mrekullueshëm për dy vajzat, e di që e ka marrë malli shumë”.

“Kur kërkova masën e kuptoj se isha pak paranojake, ai nuk mund të bënte gjëra të këqija por asokohe ishte e vështirë të komunikoje.”

Tony thotë se u nda nga Sofia pas një debati në ditëlindjen e tij të 30-të në shtëpinë e tyre në Bradford, në veri të Britanisë.

Burri ishte detyruar të thërriste policinë në adresë dhe oficerët morën Sofian për sjellje kërcënuese.

Tony tha më pas: “Përfshirja ime me Sofiia ishte një gabim i madh. I kam shpjeguar më parë arsyet por tani jam i kënaqur që ka marrë fund”.

Categories
HOME

Zmadhimi i Zemrës – Ushqimet dhe Mënyrat Natyrale të Trajtimit

Zmadhimi i zemrës është një sëmundje që shkaktohet nga dëmtimi i muskulit të zemrës si pasojë e tensionit të lartë të gjakut ose problemeve të tjera koronare.

Njerëzit që vuajnë nga zemra e zmadhuar duhet të kenë një stil të shëndetshëm jetese por edhe të marrin ndihmën dhe përkujdesjen e duhur mjekësore.

Një zemër e zmadhuar ka vështirësi në pompimin e gjakut, ndaj kjo është arsyeja përse njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë nevojë për përkujdesje gjatë gjithë jetës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat natyrale se si të përkujdeseni për veten dhe për këtë problem.

Ndryshime Në Regjimin Ushqimor

Vitamina B1

Njerëzit që vuajnë nga zmadhimi i zemrës duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me vitaminë B1.

Ndër këto ushqime mund të përmendim: fasulet, lulelakrën, shpargun, brokolin, domatet, spinaqin, lakrat e vogla, arrorët, thjerrëzat dhe mishin pa dhjamë.

Kaliumi

Ushqimet e pasura me kalium janë të rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Kaliumi rregullon rrahjet e zemrës dhe ndihmon gjatë kontraktimeve të muskujve të saj.

Ushqimet e pasura me kalium përfshijnë: domatet, patatet, bananet, frutat e thata, spinaqin dhe avokadon.

Kripa

Kripa është e dëmshme për njerëzit, zemra e të cilëve është e zmadhuar.

Kripa e tepërt shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe e stërmundon zemrën ndaj kufizojeni atë në mënyrë thelbësore.

Yndyrnat

Ushqimet e shpejta, të skuqura, të përpunuara duhen shmangur plotësisht, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org.

Sipas tyre është e rëndësishme që të konsumohen më shumë yndyrna të shëndetshme siç janë vaji i ullirit, vaji i farave të susamit dhe vajra arrorësh dhe farash.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një pacienti që vuan nga zmadhimi i zemrës.

Përdorni gjysëm luge çaji me kokrra piperi, bluajini dhe përziejini me gjysëm luge çaji me shafran.

Këtë përzierje duhet ta konsumoni gjatë vakteve tre herë në ditë.

Hudhra dhe Çaji Jeshil

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ngrënien e dy thelbinjve hudhre në ditë për të ulur tensionin e gjakut.

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që ulin kolesterolin dhe përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut.

Rekomandohet pirja e tre filxhanëve me çaj jeshil në ditë.

Speci Djegës

Speci djegës është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që është i rëndësishëm për kolagjenin, një proteinë thelbësore edhe për shëndetin e zemrës.

Hidhni një majë luge me spec djegës në një gotë me ujë.

Këtë lëng duhet ta pini dy herë në ditë.

Rekomandime të Tjera

Njerëzit që vuajnë nga zmadhimi i zemrës duhet të mos pijnë duhan dhe të kufizojnë ndjeshëm pirjen e alkolit.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm sepse e bën trupin më të ftohtë dhe pengon shtimin në peshë që është shumë e dëmshme për zemrën.

Ekspertët rekomandojnë uljen e nivelit të stresit.

Simptomat e Zmadhimit të Zemrës

Në shumë raste zmadhimi i zemrës nuk shoqërohet me simptoma, por ato shfaqen kur sëmundja ka avancuar shumë.

Këto simptoma janë:

Vështirësi në frymëmarrje

Enjtje të këmbëve dhe duarve

Shtim i menjëhershëm në peshë si pasojë e akumulimit të lëngjeve

Lodhje dhe plogështi

Çrregullim të rrahjeve të zemrës./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Categories
HOME

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë dha dorëheqjen, Kurti emëron në vend të tij zv.Ministren Bunjaku

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar ushtruese të detyrës së Ministres së Shëndetësisë, zëvendësministren e deritanishme, Dafina Gexha Bunjaku.

Nga Zyra e Kryeministrit njoftojnë se Kurti ka takua ish-ministrin Rifat Latifin të cilin e ka faenderuar për kontributin.

Rifat Latifi mori detyrën e ministrit të shëndetësisë në nëntor të vitit 2021 dhe dha dorëheqje të enjten.