Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit bregdetar rreth orës 5:54. Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë qytetin ndersa eshte shembur hotel “Bizanti”, që i ishte vënë lënda eksplozive.
Faxnews mëson se lënda eksplozive ka qenë disa kilogramë. Për pasojë janë dëmtuar bizneset dhe banesat përreth hotelit.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.