Disa prej banorëve të Big Brother VIP Albania janë dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi thyen rregullin e diskutimit hapur për nominime.
Banorët e dënuar janë Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo te cilët për tre ditë do të qëndrojnë bashkë të izoluar në një dhomë e konsideruar ndryshe edhe si “burg”.
Deklaratë e papritur në Big Brother VIP Albania: Luizi dhe Kiara janë ndarë. Deri të martën Luizi është i dënuar dhe duhet të qëndrojë në burgun e “Big Brother VIP” së bashku me Oltën, Maestron dhe Kristin.
Olta dhe Kristi nga ‘burgu’ janë marrë me raportin mes Kiarës e Luizit. Olta i thotë Kristit se sot Kiara nuk i erdhi te dera t’i flasë Luizit. Kristi ia ktheu duke i thënë se janë ndarë qe 3-4 ditë. “Janë ndarë”, thotë Kristi.