Mëngjesin e sotëm Shqipëria është zgjuar nga lëkundjet e një tërmeti.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë 29 km nga qyteti i Durrësit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 2 km.

Ndërkohë gjatë kësaj jave janë ndjerë edhe dy lëkundje të tjera sizmike në Shqipëri.

Tërmeti i parë me magnitudë 2.6 ishte epiqendër 15 km në juglindje të Elbasanit rreth orës 07:23 me thellësi 2 km.

Lëkundja e dytë u regjistrua pasdite në Shqipëri dhe ishte 3.2 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte juglindja e vendit, rreth 19 km në juglindje të qytetit të Korçës.
Thellësia e lëkundjeve të tërmetit u regjistruan në thellësinë 12 km. Pak ditë më parë kishte një tjetër goditje në Librazhd. Fatmirësisht magnituda ka qenë e vogël duke mos shkaktuar dëme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *