




Në raportin “Situata dhe perspektiva e ekonomisë botërore për vitin 2023” të publikuar të mërkurën nga OKB-ja, parashikimi për rritjen ekonomike botërore këtë vit ulet nga rreth 3 % në 1.9 %. Në raport parashikohet gjithashtu se rritja ekonomike e Kinës do të nxisë rrijen ekonomike rajonale.
Raporti parashikon se rritja e ekonomisë kineze do të përshpejtohet në vitin 2023. Me optimizimin e masave të parandalimit të epidemisë dhe zbatimin e masave të favorshme ekonomike, kërkesa e konsumit të brendshëm në Kinë do të rritet dhe rritja ekonomike e Kinës do të arrijë në 4.8 % sivjet.
Gazetari i Grupit Mediatik i Kinës Xv Dezhi i pyeti zyrtarët përkatës të OKB-së: “Raporti parashikon se ekonomia kineze do të rritet 4.8 % sivjet. A mendoni se kjo është një shifër pozitive, veçanrisht kur raporti përmend se ky vit do të jetë i vëshitirë?”
Në përgjigje të kësaj pyetjeje, drejtori i Qendrës së Monitorimit Ekonomik Global të Departamentit për Çështjet Ekonomike dhe Sociale të Kombeve të Bashkuara Hamid Rashid u shpreh: “Ndryshe nga vendet e tjera në zhvillim, Kina ka mbajtur një politikë të fortë fiskale e monetare, kështu që nga pikëpamja financiare dhe monetare, Kina ka mbështetje të fortë”.
Në raport vihet në dukje se rritja e ekonomisë kineze ka një ndikim shumë të rëndësishëm në vendet e Azisë Lindore dhe pritet që rimëkëmbja ekonomike e Kinës të mbështesë rritjen e mbarë rajonit.




