




Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Bora Zemani, në javën e kaluar (9 janar) festoi ditëlindjen e 31-të. Për këtë përvjetor të lindjes, ajo organizoi një udhëtim bashkë me familjen, miqtë dhe të dashurin e saj, prezantuesin Donald Veshaj.
Ylli i “Përputhen” së fundmi ka shpërndarë disa momentë të bukura nga pushimet që kaloi në Itali.Ajo zgjodhi një vend të veçantë turistik, nga i cili mblodhi momente të shumta e tejet të veçanta.
“Në 13 vjetorin tim”, ka shkruar ajo.Urimet e ditëlindjes kanë vazhduar në sesionin e komenteve nga miqtë e fansat e prezantueses së famshme.
E njëjta është pajtuar prej afro një viti me Donaldin, meqë u ndanë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP. Ai krijoi një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilën i dha fund marrëdhënies menjëherë pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/
Shiko fotot:




