




Kristi është kapur keq me Luizin pasi ky i fundit kërkoi falje. Ai tha se e ka humbur të gjithë respektin për të sepse ai ka kanalizuar aspektet më të rënda me sjelljen e tij.
Kristi shpërtheu duke thënë se Luizi e ka ofenduar, mirëpo këngëtari e mohoi. Ai tha se nëse e ka ofenduar është gati t’i marrë valixhet e të dalë. Kristi u shpreh se përderisa ka ofenduar pjesën tjetër të banorëve e ka ofenduar dhe atë. Ai shtoi se një pjesë e banorëve nuk kanë personalitet për t’u vetëmbrojtur.
Kristi: Unë besoj që impakti që duhet ti jepet publiku s’mund të jetë ai i mashtruesit.
Zhaku: Po pra kjo është lojë, dhe nuk do luani të gjithë njësoj!
Luizi: Ti Kristi më the që të kam ofenduar, unë nuk e kam bërë kë të gjë! Se tani kam lënë dhe golden eagle, do filloj të pi qumësht si ty!
Kristi: Këtu ka disbalancë nivelesh. Luizi nuk është njeri që nuk argumenton shumë.
Zhaklina: Ajo është sfida e Big Brother-it.
Luizi: Ti më the mua që të kam thënë idiot, injorant…kur t’i kam thënë?
Kristi: Nuk po flas vetëm për vete





Luizi: Ti duhet të flasësh për vete se këtu ke ardhur vetëm
Kristi: Këtu je në komunitet, kur ti shan të tjerët ke dhe impakt te mua
Luizi: Përgjigjen vetë
Kristi: Këto s’kanë personalitet të përgjigjen
Luizi: S’kanë?
Kristi: Jo nuk kanë të gjithë
Mikela: Fol për emrin tënd Kristi mos fol për të gjithë
Kristi: Sa herë keni thënë ju na ka sharë?
Mikela: Ti fol për vete




