Kënga “Music Sessions #53” është hiti më i ri i yllit të popit Shakira që po korr sukses të padiskutueshëm, duke arritur thuajse 91 milionë shikime në YouTube që nga momenti i publikimit. Kënga e hakmarrjes siç e kanë konsideruar kritika dhe fansat, i dedikohet ish-partnerit të saj Gerard Piqué. Teksti i këngës është një diss për futbollistin, i cili e tradhtoi me një 22-vjeçare, të quajtur Clara Chia.

Në një prej vargjeve, Shakira thotë: “Ndërrove Rolex-in me një Casio” dhe ndonëse nga Piqué ende nuk ka një përgjigje, brand-i japonez i prodhimit të orave nuk ka ngurruar të reagojë. Përmes disa postimeve në Twitter, skuadra e marketingut të “Casio-s” ia ktheu në mënyrë epike diss-in Shakira-s, duke bërë një super lëvizje.
Madje, bënë kërkimet e tyre dhe nxorrën nga arkivat këtë foto të Shakira-s me…Gjejeni çfarë?! Një orë Casio!  “Të mbahet mend Shakira, para se të ishe një Rolex e trishtuar, ishe një CASIO e mahnitshme”.

“Shakira, ne mund të mos jemi Rolex, por qartazi, klientët janë besnikë ndaj nesh. Ne mund të mos jemi Rolex, por të paktën nuk kanë lënë për Clara Chia-n.Në mbrojtje të orëve tona “Casio”, bateria e tyre zgjat më shumë se lidhja e Piquè-s dhe Shakira-s”.-shkruhet në Twitter.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *