Princi Harry ka filluar intervistat në lidhje me librin e tij “Spare”, ku së fundmi ka folur për betejën e tij me abuzimin me substancat ndër vite ndërsa po përballej me humbjen e nënës së tij, Princeshës Diana. Në intervistën e tij me “60 Minutes”, ai bëri një rrëfim më zbulues për përvojën e tij me psikodelikët (drogëra që krijojnë haluçinacione dhe konfuzio).

Duke folur me Anderson Cooper për atë që shkroi në librin e tij të kujtimeve “Spare”, ai u pyet: “Ju shkruani në libër për përdorimin e psikedelikëve?”

Harry u përgjigj: “Unë kurrë nuk do t’i rekomandoja njerëzve që ta bëjnë këtë në mënyrë të përsëritu. Por nëse po e bëni atë me njerëzit e duhur, nëse po kaloni një humbje të madhe, pikëllim ose traumë, atëherë ato gjëra funksionojnë si ilaç”.

Anderson vazhdoi: “Këto ilaçe ju mësuan diçka. Çfarë ju treguan? ’, dhe Duka i Sussex shpjegoi se si e ndihmuan të përballeshin me ‘mjerimin’ e tij.

“Për mua ato më shëruan mjerimin nga humbja. Më hoqën nga koka idenë se duhej të qaja për t’i vërtetuar mamasë se më kishte marrë malli. Kur në realitet, gjithçka që ajo donte ishte që unë të isha i lumtur”, shtoi Princi Harry.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *