




Banorët e nominuar të shtëpisë që kanë darkuar në oborr i janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga “Vëllai i Madh” mbi banorët e panominuar, dhe në të njëjtën procedurë kaluan edhe këta të fundit.
Kësisoj, në pyetjen e bërë se – “Cili nga të nominuarit ka shfrytëzuar banorë të tjerë?”, banorët që gjendeshin brenda të ulur në sallon dhe pranë ekranit, dhanë përgjigjet e tyre.
Sipas Artës, të gjithë banorët e nominuar të javës kanë shfrytëzuar minimalisht nga një person tjetër brenda kastit të Big Brother VIP Kosova.
“Të gjithë të nominuarit pak a shumë janë të lidhur edhe me një person tjetër që nuk janë ata vetë. Lugati e ka shfrytëzuar prezencën e Shotës, sa ka qenë ajo këtu, Edoni po ashtu, Vivien të GetinJos dhe Andi që është i lidhur pos Gresës, edhe me Stresin dhe Artanin. Të të katërtit e kanë nga një person që e kanë shfrytëzuar”, ka thënë Arta.
Pak a shumë, njëjtë janë shprehur edhe Ana e Stresi. “Mendoj që të gjithë nga pak e kanë shfrytëzuar dikënd tjetër. Vivien mendoj që e ka shfrytëzuar Getinjon, për të dalë pak në kah”, ka thënë Ana.
“Nuk kisha thënë për të gjithë, sepse ashtu e logjikoj unë. Bashkëngjitëm pak me deklaratën e Artës që i dha disa arsye dhe pajtohem me to. Por, tre janë për mua, Lugati, Vivi dhe Edoni”, ka thënë Stresi.
Por, si u përgjigjën banorët e tjerë të panominuar? Mësojeni duke shikuar videon në linkun e mëposhtëm.
Shiko videon:




