Bashkëpunimi i artistes shqiptare, Bebe Rexha, me DJ-in e famshëm David Guetta, për këngën “I’m Good (Blue)” ishte një nga projektet muzikore më të sukseshme të vitit 2022.

Për shumë javë ata ishin të parët në top listat e këngëve më të dëgjuara të momentit në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, kjo këngë e përfundoi vitin 2022 dhe e nisi vitin 2023 duke qenë e para në top listën e këngëve më të dëgjuara të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify. Kjo është bërë e ditur nga vet këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila publikoi në Twitter një fotografi të këngës “I’m Good (Blue)”, e renditur në vendin e parë në këngët globale të momentit nga Spotify.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *