Një studim i fundit ka thënë se ngrënia e 60 kokrrave të rrushit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.

Sipas studimit, njerëzit që hanin frutat çdo ditë, për dy javë ishin më të mbrojtur nga dëmtimi i lëkurës nga rrezet ultravjollcë.

Komponentët natyralë që gjenden në rrush, të quajtur polifenole, mendohet se ndihmojnë në këtë parandalim.

Shkencëtarët amerikanë ushqyen 29 pjesëmarrës me rrush, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Rreth një e treta e grupit kishin njëfarë rezistence ndaj dritës ultravjollcë pasi hëngrën rrush.

Dhjetë për qind kishin ende rezistencë katër javë pasi kishin ndaluar së ngrëni, tha studimi në revistën Antioxidants.

Ndryshe, shumica e rasteve të kancerit të lëkurës janë të lidhura me rrezatimin ultravjollcë nga dielli dhe rreth 90 për qind e plakjes së lëkurës shkaktohet nga dielli.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *