Los Angeles Lakers ka shënuar fitore ndaj Washington Wizards, me rezultat 130-119, të dielën në “Capital One Arena” pas një paraqitjeje fantastike nga Anthony Davis, i cili po kalon një sezon të kalibrit MVP.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Lakers e fitojnë.

Davis ishte forca shtytëse pas sulmit dhe mbrojtjes së ekipit kur LeBron James nuk ishte i gatshëm, por ka vazhduar të dominojë që nga kthimi i “Mbretit”.

Kundër Wizards, Davis shënoi 55 pikë, teksa shtoi 17 kërcime dhe tre bllokada.

Performanca e tij kundër Uashingtonit ishte e dyta më e mirë nga çdo lojtar gjatë gjithë sezonit, vetëm lojtari i Philadelphia 76 ers, Joel Embiid, ka statistika më të mira, i cili shënoi 59 pikë ndaj Utah Jazz. /Klankosova.tv.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *