Categories
HOME

Tërmet i fortë ‘shkund’ Greqinë(Foto)

Greqia është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Sizmologjik në Athinë epiqendra e tërmetit ka qenë zona detare në afërsi të ishullit të Zakinthos, në jug perëndim të Greqisë.

Tërmeti ishte në mes ishullit të Zakinthos dhe Kefalonias në orën 10:36 me orën lokale, të mëngjesit, siç shkruan protothema.gr.

Thellësia vlersohet të ketë qenë 8.8 kilometra, e ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.Në orën 11:00 ka ndodhur një tjetër pasgoditje me magnitudë 3.7 ballë.

Sakq Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar vlerësoi tërmetin me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Sipas mediave lokale, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të gjatë.

Lëkundjet sizmike sipas raportimeve janë ndjerë në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio. Prej orës 11:16 në zonë janë regjistruar shtatë pasgoditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.