Categories
HOME

”Ëmbëlsira për në fund”, Spaho-Ramës: Je rritur me idiotët e rrugaçët e Tiranës

Është shoqëruar me debate që në nisje seanca plenare e ditës së sotme. Deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh në fjalën e tij se janë disa deputetë të PD që lihen gjithnjë të flasin në fund duke theksuar se deputetët duhet të trajtohen të barabartë.

Ndërkaq përgjigja ndaj tij erdhi menjëherë nga kryeministri Edi Rama, i cili me ironi i tha se ëmbëlsira lihet për në fund. Spaho reagoi dhe iu drejtuar kryeministrit e duke i thënë: Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.

Debati

Spaho: Na keni caktuar padrejtësisht që jemi të pavarur, unë në deklaratën time sipas rregullores nuk e quaj veten të pavarur, pse jemi në fund të listës, sikur të ishim armiq? Pse nuk i alternoni?

Rama: Ëmbëlsira lihet për në fund.

Spaho: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju! Duam t’ju dëgjojmë vazhdimisht. Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.