Categories
HOME

Mjafton vetëm të përzieni këta 3 përbërës, forcon imunitetin dhe lufton një sërë sëmundjesh

Në mënyrë që imuniteti dhe organizmi të funksionojnë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë të marrë lëndët e duhura në ekuilibër dhe harmoni me njëra-tjetrën. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi për t’iu kundërpërgjigjur faktorëve të ndryshëm të jashtëm. Një gjë e tillë, sipas informacioneve kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike.

Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia. Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin.

Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E. Në këtë artikull do të mësoni një recetë natyrale dhe tepër të fuqishme që i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij.

Kurë natyrale për një imunitet të fortë

Përbërësit:

Një vezë (mundësisht fshati);

1 kilogramë limonë;

1 kilogramë mjaltë;

Një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur.

Përgatitja: Lajeni vezën me kujdes dhe ashtu siç është me gjithë lëvozhgë vendoseni në mikser deri sa të bëhet pluhur. Vendoseni vezën në një enë. Hidhni sipër saj lëngun e limonëve të shtrydhur. Veza duhet mbuluar plotësisht nga lëngu i limonëve. Mbulojeni enën me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Ena duhet të qëndrojë në errësirë sa më gjatë. Prisni deri sa copëzat dhe pluhuri i lëvores së vezës të jetë shkrirë plotësisht.

Kjo kurë e ka të domosdoshme lëvoren e vezës sepse ajo përmban shumë kalçium që është i domosdoshëm për organizmin. Pasi lëvorja e vezës të jetë shkrirë, shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë me një lugë druri. Më pas shtoni arrat dhe përziejeni sërish. Merrni nga një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh derisa sasia të përfundojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.