Categories
HOME

Dr Altin Cekodhima “Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen”

Ulçerat gastrike dhe duodenale janë relativisht të shpeshta në subjektet klinike. Për momentin metoda më e mirë e diagnostikimit të tyre është videoendoskopia e traktit të sipërm tretës gastroskopia. Doktori lehtësisht kalon gastroskopin (një tub i hollë i cili në majë ka një kamerë), nëpërmjet gojës në brendësi të stomakut për të parë mukozën e tij. Simptomat mund të jenë të shumëllojshme. Ato ndryshojnë nga njëri pacient tek tjetri, siç mund të jetë një ulçer që zhvillohet pa shkaktuar dhimbje ose në të kundërt dhimbjet mund të jenë aq të forta sa mund të prishin gjumin.

Diagnoza të tjera diferenciale nga ulçerat janë: probleme të paretit abdominal, gastritet, sëmundjet e rrugëve biliare (tëmthit), pankreatit (infeksion i pankreasit).

Është e rëndësishme të theksohet se disa njerëz keqkuptohen me këtë diagnozë. Nuk do të thotë që edhe pse jeni diagnostikuar njëherë me ulcer do ta keni atë gjithë jetën. Është e rëndësishme të ritheksohet që në ditët e sotme ulcerat janë totalisht të kurueshme. Ulcerat, si gastrike dhe duodenale janë të kurueshme, por duke marre një mjekim të përshtatshëm për një muaj ose në vazhdimësi.

Komplikacionet më të shpeshta të ulçerave janë hemorragjia dhe perforacioni (plasja e stomakut) të cilat mund ta rrezikojnë seriozisht jetën e pacientit. Në qoftë se edhe pas një muaj mjekimi simptomat vazhdojnë, do të thotë që ulçera mund të jetë malinje kancer.

Këto janë katër komplikacione të ulcerave peptike:

Hemoragjia: hemoragjia e traktit të sipërm digjestiv (nga stomaku)që vjen si pasojë e një ulçere peptike është një nga shkaqet më të shpeshta që rezulton me një shkallë të lartë mortaliteti (vdekshmërie).

Shenjat me të shpeshta te kësaj lloj hemorragjie janë hematemesis (të vjella me gjak të pastër ose të vjella më përmbajtje hemorragjike në ngjyrë kafe të errët), melena ( jashtëqitje me ngjyrë të zezë), hematochesia, zakonisht shenjë e hemorragjisë së traktit të poshtëm digjestiv (nga zorra), gjithashtu mund të jetë e pranishme edhe në hemorragjitë e mëdha nga stomaku. Lavazhi, i cili bëhet me një sondë nazogastrike, nga e cila del gjak i pastër ose në ngjyrë kafe të errët, ka pushuar ose është përtej pilorit të mbyllur.

Perforacioni: Ulçerat duodenale, antrale dhe të corpus ventriculi shkaktojnë përkatësisht 60%, 20% dhe 20% të perforacioneve (plasjeve) prej ulçerave peptike.1/3 ose ½ e perforacioneve të ulçerave janë të lidhura me përdorimin e inflamatorëve jo steroid (NSAIDs) si ibubrofeni, naproxeni etj. Kjo ndodh më shpesh tek pacientët e moshuar.

Penetrimi: Ulçerat penetrante i referohen ulçerave të cilat depërtojnë nëpër murin e zorrës pa shkaktuar çarje ose rrjedhje të përmbajtjeve luminale në kavitetin peritoneal (hapësirën e barkut) .Sipas ndërhyrjeve kirurgjikale penetrimi ndodh në 20% të ulçerave, por vetem një pjesë e vogël e tyre bëhen të dukshme klinikisht. Vendet ku ndodh më shpesh penetrimi janë në rend zbritës si më poshtë: pankreasi, omentumi gastro-hepatik, rrugët bilare, hepari (melçia), omentumi i madh, koloni i mesëm, kolon, dhe në strukturat vaskulare.

Obstruksioni: Ky komplikacion është më i rrallë. Shumë raste janë të lidhura me ulçerat duodenale ose të kanalit pilorik. Me ulcera gastrike numërohen vetëm 5% të rasteve./Burimi “GAZETA SHËNDETI”

Leave a Reply

Your email address will not be published.