Categories
HOME

“Humba gjithçka! Punën, vendin tim dhe familjen time”/ Rrëfimi prekës i gazetares afgane në Tiranë: Kur pashë Talebanët…

TIRANË
29 vjeç, pedagoge e gazetarisë në universitetin e Heratit dhe gazetare. Afgania Ozra Aziz, kishte vetëm pak orë kohë të shpëtonte jetën e saj, të dy djemve të vegjël, bashkëshortit, dhe motrës edhe ajo gazetare.

Kur talebanët morën edhe qytetin e fundit afgan, Kabulin, kompania amerikane për të cilën kishte punuar disa kohë, i telefonoi duke thënë se i kishin siguruar një makinë me të cilën do udhëtonin të sigurt drejt aeroportit “Hamid Karzai”.

Ishte ajo natë, brenda së cilës Ozra humbi gjithçka, shtepinë, punën, nënën, babain, vëllain, të cilët i la pas. Nga dritarja e avionit mes lotëve dallonte bashkëkombasit që kishin rrethuar dëshpërimisht aeroportin, në përpjekje për shpëtuar jetën nga terrori i talebanëve.

Për News24 Ozra tregon momentin kur e kuptoi se nuk do të kthehej më kurrë në Afganistan.

“Talebanët i pashë përreth Kabulit. Ti nuk do ta besosh këtë që të them, por kur i pashë rrugëve i thashë vetes: Po Ozra, tani është çasti që duhet të ikësh. Këtu nuk të ka mbetur më gjë të bësh”,- thotë gjatë intervistës Ozra Haziz për gazetarën e News24, Aurora Golemi.

Ozra Aziz, të falenderoj që zgjodhe të flasësh për televizionin News24, para së gjithash mirëserdhe në Shqipëri, a ndihesh e sigurt dhe në paqe këtu…?
Ju falenderoj. Po. Ndihem e sigurt këtu, shqiptarët janë kaq të dashur me ne, ndihemi mire në këtë qytet mire. Këtë ndjesi kemi dashur ta kishim, po ndihem e sigurt këtu…
Ti me the se erdhe këtu për hir të dy djemve të tu…
Po për ata, por edhe se unë kam punuar pedagoge dhe gazetare në disa media të ndryshme në Afganistan. Jeta ime ishte në rrezik dhe përveç kësaj në Afganistan nuk kisha asnjë të ardhme për shkak të talebanëve. Na u desh të linim gjithçka, duhet të iknim për të shpëtuar jetët tona. Bashkëshorti im ka punuar për 14 vite gazetar në media dhe më pas në administratë. Jeta jonë ishte në rrezik të madh. Për shkak të punës sonë ne duhet të iknim.

Jeni me bashkëshortin, dy djemtë e vegjël, motrën tënde dhe kë tjetër?
Mora vetëm familjen time pasi unë dhe motra ime kemi punuar me një kompani interneti. Kjo kompani na solli ne këtu. Por unë lashë në atdhe babin, nënën, një motër tjetër dhe vëllain tim, bashkëshorti im la familjen e tij gjithashtu. Si ta them… nuk morëm më vetë asnjë gjë, i lamë të gjitha aty. Lashë shtëpinë time, punën, nënën, babain, jam kaq e shqetësuar për ta.

Besoj e ke shume të vështirë ….
Ne ndihemi të sigurt këtu, por si ta them, unë nuk jam e lumtur kur atdheu im po lëngon, kur familja ime atje është në rrezik të përhershëm, ata rrezikojnë kokën për shkakun tim, për shkak të punës që ka bërë motra ime, edhe motra ime ka punuar reportere, kështu që jeta e nenën e babait e motrës dhe e vëllait tim është në rrezik. Si mund të ndihem unë kur gjithë vendi po lëngon në këtu momente? Si mund të më qeshi buza në këtë situatë?

Çfarë të thonë prindërit në Afganistan?
Nuk është se u besoj fjalëve të tyre, ja sot ndodhi një shpërthim i ri atje, Kur i marr në telefon më thonë: Po jemi mirë, jemi brenda në shtëpi. Babai im nuk shkon më në punë, thotë mirë jam brenda, por si do ta shtyjnë jetën mbyllur për të qenë të sigurt. Jetë është kjo? I marr në telefon u them ku është motra vëllai. Ja në shtëpi jemi të gjithë, por ata duhet të vazhdojnë jetën, duhet të ikin në punë, ca do bëjnë mbyllur…

Si arrite të hipësh në bordin e avionit? Kush të ndihmoi?
Kompania amerikane për të cilën punuam, kishte lidhje me organizatën “Gratë reporterë”. Kam qenë drejtuese atje për 5 muaj isha dhe lidere e grupit për ta. Kompania ime kishte akses për ta na nxjerrë nga Afganistani. Unë jam këtu sepse kompania që kisha punuar na shpëtoi jetët. Ata na transportuan në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, më pas udhëtuam drejt Abu Dabit, e më pas mbërritëm këtu në Tiranë. Vetëm se ishin ata, ne arritëm të udhëtonim të sigurt.

Pra ju udhëtuat nga aeroporti i Kabulit fillimisht?
Po ne ishim atë kohë në Kabul, por ne jetonim në qytetin e Heratit, që është afër Kabulit. Kur pati trazira ata na telefonuar për të udhëtuar drejt Kabulit. E më pas na sollën këtu.

Por si u futët brenda aeroportit?
Amerikanët arritën ta menaxhonin, na morën me makina drejt aeroportit, dhe vetëm se e kishin planifikuar udhëtimin në këtë mënyrë, ne mundëm të shpëtonim. Ata na lajmëruan që mos të shkonim vetë në aeroport. Unë nuk mund të shkoja dot vetëm drejt aeroportit, kam dy djem të mitur, kisha shumë frikë mos u ndodhte ndonjë gjë e keqe. U jam mirënjohëse pasi vetëm prej tyre ne mundëm të udhëtonim të sigurt.

A pe talebanë përreth aeroportit? A ishte e frikësuar për jetën tënde dhe për jetën e fëmijëve?
Talebanët i pashë përreth gjithë Kabulit. Ti nuk do ta besosh por kur i pashë ata rrugëve i thashë vetes: Po Ozra, tani është çasti që duhet të ikësh! Se tani asgjë nuk të ka mbetur më!

Ti je kolegja ime, je gazetare, motra juaj gjithashtu është reportere, vetë ke dhënë leksione për gazetarinë. A ishe e terrorizuar nga talebanët? Unë vetë nuk mund ta imagjinoj të punoja reportere në këto momente në Afganistan…
Po e vërtetë, ndoshta shumë persona si doktorët mund të vijojnë punën e tyre atje, ose mësuesit, ata kanë thënë se do lejojnë që gratë të vijojnë punën. Por për mua, profesioni që ushtroja mbaroi përfundimisht. E di pse? Se ata nuk të lënë dhe as besojnë në të drejtën e shprehjes, ata nuk i duan gratë si puna ime të punojnë në këtë profesion. Ata, talebanët, nuk duan tashmë as që meshkujt të punojnë si gazetarë, pra si unë mund të vijoja të ushtroja profesionin tim atje? Unë kam dhënë mësim në klasa të përbashkëta ku kisha djem dhe vajza që mësonin bashkë. Tani talebanët thonë që klasat duhet të ndahen pra vajzat në një klasë dhe djemtë në klasë më vete. Si mund t’ju jepja leksione unë studentëvë për demokracinë, për lirinë e shprehjes. Më thuaj çfarë tu mësoja në auditore? Ja për shkak të kësaj, mendoj se puna ime s’kishte më kuptim, prandaj mu desh të ikja! Gjithashtu mendoj se nëse talebanët besojnë se gratë dhe vajzat duhet të punojnë, ata fillimisht duhet të na pranojnë ne si profesioniste.

Ne duam të kuptojmë më tepër se çfarë ndodhi! Çfarë ndodhi me njerëzit që kërkonin zhvillim, apo me forcat e armatosura afgane që nuk u ngritën për të mbrojtur atë që ishte arritur në këto 20 vitet e fundit?
Nuk dua të jap opinion nga pikëpamja politike apo diçka të tillë. Por di të them që për shkak të shumë faktorëve situata u agravua. Natën e parë kur talibanet morën Kabulin unë isha pikërisht në kryeqytet dhe nuk arrija ta besoja dot, Jo i thoja vetës! Reagimi i bashkshortit ishte: Jooo! Si mund të ndodhte kjo!? Talebanët morën Kabulin? S’ka mundësi! Fatkeqësisht ndodhi! Unë ndoshta jam në gjendje ta shpjegoi si u katandisëm kështu. Njerëzit kishin frikë. Ushtria afgane nuk na mbrojti. E për ketë morali i ushtrisë nuk ishte fare, u zhduk. Ne besonim kaq fortë te ushtria jonë. Besonim se në këto 20 vite kishim ndërtuar shtetin tonë. Afganistani është vendi im, unë do bëj gjithçka për atdheun tim. Në këto 20 vite, kurrë nuk kisha menduar se do të arratisesha në dhe të huaj. Asnjë vend tjetër nuk mund të bëhet atdheu yt! Në asnjë vend tjetër të huaj nuk do ta gjesh shtëpinë. E ëmbla shtëpi i themi ne! Brenda një natë çdo gjë u shkatërrua!

Si u ndjeve kur ishe brenda atij avioni? E kam fjalën ti kurrë nuk do kthehesh më tek jeta që kishe?
Qava…kur po fluturonim mbi aeroportin “Hamid Karzai” po qaja me dënese, sepse çdo njeri që kishte mbetur atje poshtë në aeroport ishte bashkombasit e mi. Po qaja për ta. Por edhe për ato pamje që kisha parë në rrjetet sociale. Gjithmonë lotoja kur i shikoja. Ne ishim të frikësuar për jetët tona. Ata donin të arratiseshin dhe të strehoheshin për të mbrojtur jetët e tyre. Ne jemi këtu, o Zot i madh! Jemi në një vend të sigurt e të mirë tani. Por kjo nuk mjafton aspak! Do më duhen vite të harroj atë që pashë me sytë e mi, atë që ndodhi.

Ne e njohim Afganistanin edhe nga librat e autorit Hosein Kaled, a janë talebanët siç ai i përshkruan apo më keq. A kanë ndryshuar këta talebanë nga talebanët që sundonin vite më parë? Kemi dëgjuar në media që kanë thënë se kanë ndryshuar, që nuk janë të njëjtët si 20 apo 30 vite më parë…
Do më duhet t’iu besoj fjalëve të tyre se kanë ndryshuar, dhe ndoshta kanë ndryshuar. Por ata nuk sillen si një grupim i vetëm, nuk kanë një sistem të tillë që kur dikush thotë ne jemi të tillë, do jemi të gjithë në një mendje. Talebanët nuk janë njerëz të edukuar, të shkolluar, pra unë nuk u besoj fare deklaratave të tyre. Ne e njohim historinë, e dimë çfarë makabritetesh kanë bërë në të kaluarën. Ata tani thonë se kanë ndryshuar, se do pranojnë gratë që punojnë, por unë nuk iu besoj fare.

Thanë që do lejonin vajzat të shkollohen…
Ndoshta i lejojnë në qytetet e mëdha do I lejojnë vajzat të shkollohen, por në zonat rurale dhe shumë të thella vajzat dhe gratë as i dinë fare të drejtat e tyre në radhë të parë. Më thuaj si do i kërkojnë e mbrojnë këto të drejta?

Ke kontakte me koleget e tu? A i ndjek lajmet përmes rrjeteve sociale? Kam parë një gazetar që jepte lajmet ndërkohë pas tij në studio po qëndronin talebanë të armatosur në studio?
Po e vërtetë, ja ky është realiteti i tyre. Çfarë mund të them më tepër…Talebanët nuk i duan njerëzit, ata duan tu fusin tmerrin në çdo kohë. Mendoj se talebanët duhet të jetojnë të paktën 20 vjet nëpër qytete që të mësojnë si jetohet si njeri i civilizuar, të mësojnë si të sillen nëpër qytetet moderne. Unë mendoj se ata si kanë parë më sy ndonjëherë qytetet moderne, ata as që dinë si të sillen në zonat urbane. Duhet të edukohen fillimisht, është një proces kaq i gjatë. Ta thashë më parë, ja pra këtë shkak mu desh të ikja.

Ju tani jeni në Tiranë, çfarë ju kanë thënë do transferoheni në një qytet tjetër?
Ky vendim i takon kompanisë sime, e cila menaxhon gjithçka, kështu që ata ndoshta janë duke planifikuar që të na vendosin në një vend ku te kemi dhe ne një jetë normale. Nesër do na thonë nëse do lëvizim nga këtu.

Pra destinacioni juaj final ku është? Dëshironi që të qëndroni në Shqipëri?
Jo, destinacioni ynë final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi kompania ime është amerikane. Duhet që të siguroj një jetë më të mirë për djemtë e mi tani e tutje. Njëri është 5 vjeç tjetri është vetëm 2 vjeç e gjysmë. Unë jam këtu sot për shkak të tyre. Unë dua që ata të rriten në paqe, dua që të rriten në një vend të qetë paqësor. Unë vetë jam 29 vjeç.

Ëndrrat dhe shpresat e tua janë në ShBA apo jo?
Në këto momente unë duhet ta nis jetën nga zeroja. Çdo gjë u shkërmoq, duhet ta nis çdo gjë nga fillimi. Ja p.sh anglishtja ime nuk është në nivele shumë të mira, duhet ta përmirësoj atë fillimisht, të gjej një punë, ndoshta si gazetare nëse do gjeja një punë të tillë. Por e di, ëndrra ime e madhe në këto momente është të vendoset paqja në Afganistan. Nëse familja ime atje nuk është e sigurt, çfarë shpresash dhe ëndrrash do kem unë? Afganistanit duhet t’i kthehet paqja. Vetëm pasi të ndodhë kjo ne do të jemi prapë të lumtur. Do nisim të kemi ëndrra për një të ardhme më të mirë.

Ozra shpreson se jetën do ta ndërtojë nga fillimi në Shtetet e Bashkura të Amerikës me familjen. Por thotë se kurrë nuk do të jetë e lumtur nëse atdheu i saj, Afganistani nuk do të gjejë paqe e siguri. Ajo së bashku me familjen po kalojnë ditët e para në Tiranë, një qytet që iu duk mikpritës e ku i duhet të projektojë ëndrrat për një jetë, krejt të ndryshme nga ajo që la pas në Afganistanin e saj…

Categories
HOME

“Bukë e kripë e zemër është thelbi i solidaritetit”/ Afganët në Shqipëri, Rama: Asnjë mbështetje nga vendet e pasura

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BCC World News me gazetarin Ben Boulos tha se asnjë shtet i pasur, perëndimor nuk ka ofruar mbështetje për Shqipërinë në akomodimin dhe mbajtjen e qytetarëve afganë. Rama tha se po mbështetemi vetëm tek solidariteti dhe ndihma e shqiptarëve.

“Ne për momentin po mbështetemii vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Nga vendet e pasura jo. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë dhe SHBA që kanë ndihmuar. Bukë e kripë e zemër, është thelbi i solidaritetit. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës sepse refugjatë që po i ikin vdekjes po na trokasin në derë. Kemi pritur gjysëm milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme”- tha kryeministri Rama.

Rama ka komentuar edhe momentin e pritjes së tyre duke thënë se dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri.

“Dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri. Ne nuk jemi atje për të marrë falenderime, por për ta ndjerë veten në shtëpi. Është një moment shumë përmbushës dhe mendoj se shqiptarët po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshëm”- tha ai në fund.

Categories
HOME

Nëse nuk ke pasaportën e vaksinimit nuk mund të frenkuentosh këto vende

Pasaporta e vaksinës në Itali do të bëhet e detyrueshme në trenat, fluturimet ajrore të brendshme dhe shkolla.

Sipas mediave vendase mësohet se sindikatat dolën kundër lëvizjes protestuese anti-Green Pass duke thënë se ata ishin kundër bllokimit të trenave nga udhëtarët të cilët nuk kishin një pasaportë të tillë.

“Rreziqet e qenësishme në një protestë të tillë janë të dukshme dhe duhet të merren masa për të mbrojtur përdoruesit dhe stafin. Liria e transportit është një e drejtë Kushtetuese dhe ata që e bllokojnë atë në emër të së drejtës së supozuar për të mos u vaksinuar duhet të ndëshkohen me ligj”, kanë thënë sindikatat, Filt-Cgil, Fit-Cisl dhe Uiltrasporti. Në media sociale kanë plasur statuset “Mjaft Diktatura”, ndërsa në një tjetër shkruhej “nëse nuk na lënë të largohemi pa pasaportën e skllavërisë, askush nuk do të largohet”.

Green Pass tashmë është i detyrueshëm për palestra, pishina, kinema, restorante dhe hapësira të tjera të brendshme.

Categories
HOME

Gjithçka zyrtare/ Rei Manaj transferohet te klubi njohur italian me huazim të drejtë blerje, ja sa vlen kartoni i tij

Tashmë është zyrtare, Rey Manaj rikthehet në Serie A. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kalon tek ekipi i Spezia. Manaj transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje. Manaj shkëlqeu tek Barcelona gjatë fazës përgatitore, por nuk arriti të siguronte një vend tek ekipi i parë.

Manaj nis në këtë mënyrë një aventure të re në elitën e futbollit italian teksa më herët është aktivizuar edhe për ekipe të tjera si Cremoneze, Inter e Pescara, Piza.

Sipas mediave italiane, klubi i Barcelonës do të përfitojë afro 500 mijë euro nga huazimi ndërsa çmimi i fiksuar për blerjen e kartonit shkon në 3 milion euro.


Categories
HOME

Upss: Enca thumbon keq Loredanën dhe këtë e bën publikisht

Loredana ka udhëtuar së fundmi drejt jugut të vendit, ku ka takuar dhe vajzën e Ledrit dhe Sarës, Peom Blu-në. Mirëpo, ndonëse në Shqipëri, reperja nuk e ka treguar vendodhjen e saj të vërtetë.

Ajo ka vendosur si lokacion ishullin Mykonos që ndodhet në Greqi.
Për këtë arsye, Enca e ka thumbuar publikisht në Instastory.

Ajo ka publikuar një video nga liqeni i Pogradecit, por vendodhjen e ka vendosur “Brazil”. Më pas ka shkruar “Ç’Brazil leshi, ku ka si Pogradeci”.

Në një tjetër postim, Enca ka vazhduar me thumbat. “Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, ka shkruar këngëtarja, shoqëruar me emojin e njeriut gënjeshtar.

Categories
HOME

ISHP rekomandon mësimin në oborrin e shkollës, mësuesit të vaksinuar, maska me detyrim

Një ditë para nisjes së procesit mësimor shtesë, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzuesin për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Maska është kthyer me detyrim për nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe atë të mesëm ndërkohë që për atë të ulët 9-vjeçar mbajtja e saj është me rekomandim.

Mësimi në klasa këtë vit do të bëhet në bazë të rregullave strikte. Nxënësit do të ndalohen të dalin nga klasa, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet dhe në këtë moment do të shoqërohen nga një person i rritur, përgjegjës për zbatimin e masave në institucion. Nxënësit e një klase të caktuar duhet të përdorin vetëm tualetin e katit ku ndodhet klasa e tyre pa u përzier me ata të kateve të tjera, ndërkohë që qëndrimi në korridore do të jetë i ndaluar.

Asnjë nxënës nuk do lejohet të dalë nga godina gjatë ditës dhe të kthehet përsëri.

Gjithashtu ISHP në udhëzuesin e publikuar ditën e sotme rekomandon që nëse shkollat kanë mundësi dhe hapësira, mësimi të zhvillohet në ambient të hapur (oborr), duke respektuar distancën e rekomanduar mes nxënësve.

Nga mbajtja e maskës përjashtohen nxënësit që kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera sipas rekomandimeve të mjekut.

Shkollat duhet të sigurojnë ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve nga xheli me përmbajtje alkooli deri në 60% në të gjitha ambientet e shkollës.

Categories
HOME

‘Kënga ‘Duro’ është historia ime’, Dafina tregon si është abuzuar nga partneri vite më parë

Dafina ka pranuar sot se kënga e saj “Duro” është frymëzuar nga marrëdhënia me një djalë vite më parë, që siç tregon abuzoi me emrin e saj.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’. Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!”, shkruan Dafina.

“Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!”, vazhdon këngëtarja.

Dafina ndalet edhe tek historia e saj me të atin duke treguar se nëna e saj bëri zgjedhjen e duhur duke i rritur atë dhe motrat vetë.

“Ja pse nëna ime na rriti vetë sepsa të traumatizoheshim nga ai që ne e quanim ‘baba’. Dhe nëna u paragjykua nga gra e burra që i thonin nuk mund t’i rrisësh mirë vetë ose që ajo nuk ishte mirë. Më shikoni mua tani”, shkruan Dafina dhe publikoi një foto me të ëmën duke e quajtur heroinë.

Categories
HOME

‘Nga të tuat çfarë të ka mbetur?’, Luana i kthehet ndjekësit që e akuzoi për operacione

Luana vazhdon të akuzohet për operacione plastike edhe pse shumë herë ka deklaruar se është origjinale dhe nuk ka asgjë të bërë. Dhe ja sot i është rikthyer së njëjtës histori pas komentit të një ndjekësi.

“Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”, e pyeti një komentues në postimin e fundit.

“Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”, ia ktheu Luana.

Categories
HOME

‘Bukë, kripë e zemër’, Rama: Nëse duan, afganët mund të qëndrojnë këtu

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin ndërkombëtar BBC, për të folur rreth afganëve që janë strehuar përkohësisht në vendin tonë. Ai tha se ata që duan mund të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre këtu.

“Kjo është ajo që thonë ata. Ne i ftuam për t’i mbajtur përkohësisht. Ndoshta do të jenë në gjendje më pas të shkojnë në SHBA. Situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që aplikojnë për vizë amerikane do të duhet më gjatë se ishte thënë. Jemi të gatshëm t’i mirëpresin të qëndrojnë në Shqipëri nëse duan të vendosen këtu.

Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshim të largoheshim nga ferri për të mbërritur në Europë. Ka qenë mjaft e ngjashme sa i takon ankthit përballë të panjohurës. Kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Po bëjmë diçka që unë besoj që ua detyrojmë edhe fëmijëve tanë, që të rriten me besimin që në jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë të marrësh. Ne nuk jemi vend i pasur por besoj se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne nuk jemi vetëm. Ka shumë organizata që kujdesen për ta.

Ne për momentin po mbështetemi tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Mesa duket është një numër i konsiderueshëm njerëzish nga SHBA, Britania dhe vende të tjera që e kanë zemrën të pasur. Kemi një thënie në Shqipëri; bukë, kripë e zemër që është thelbi i solidaritetit. Për pjesën tjetër do t’ja dalim, sepse refugjatë që po përpiqen t’i ikin vdekjes po trokasin në dyert tona. Mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme, e ndoshta të qenit shumë të pasur do të thotë të humbasësh edhe një pjesë të kujtesës”, është shprehur Rama.

Categories
HOME

Marina Vjollca largohet nga ‘Klanifornia’? Kjo foto i thotë të gjitha

Pak ditë më parë Marina Vjollca konfirmoi shtatzëninë, duke publikuar në rrjete sociale foto me barkun e rrumbullakosur. Nga kjo kanë nisur pyetjet “Ç’do të bëhet me moderatoren në sezonin e ri televiziv?”.

Ditën e sotme stafi i “Klanifornias” ka organizuar një mbledhje për sezonin e ri, ku shfaqen të gjithë, përveç Marinës. Nga kjo është lënë të kuptohet se modertorja nuk do të shfaqet në ekran këtë sezon.

Me shumë mundësi, ajo ka vendosur që ta shijojë në qetësi të plotë pritjen e ëmbël dhe ardhjen e bebit në jetë.