Categories
HOME

Nisi me një mesazh të gabuar, Shkurte Gashi tregon si u njoh me partnerin

Shkurte Gashi e ftuar në “Prive” ka rrëfyer historinë se si është njohur me partnerin e saj, Albert Limanin me të cilin ka dhe një djalë. Këngëtarja tregoi se shkak i njohjes së tyre ishte bërë një mesazh i gabuar i dërguar në Instagram.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një bandë. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër.

I thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë, faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.”, ka treguar këngëtarja.

Categories
HOME

Plot 30 vite më parë : Si atëherë po ashtu edhe sot, cifti ruan po të njëjtën simpati, e gjeni dot se për cilët bëhët fjalë

Një foto e këngëtarit dhe prezantuesit të njohur Ardit Gjebrea në rininë e tij di t’ju habisë.

Ai shfaqet në krahë të bashkëshortes së tij Anilës, i qeshur, me më shumë flokë dhe me disa kilogramë më tepër.

Për të gjithë adhuruesit, kuriozitetin e ka shuar këngëtarja Ronela Hajati, e cila ka publikuar foton e të atit Mirash Hajati, gazetar dhe ish-drejtor i RTSH-së bashkë me Arditin e bashkëshorten e tij.

Këtë kujtim ajo e ka ndarë në Instagram dhe me sa duket fotoja është shkrepur në vitet ‘80-të.

Categories
HOME

Po e mbante të fshehtë, zbulohet identiteti i të dashurit të Teas

Tea u mundua ta mbajë larg publikut të dashurin e madje tha se nuk do e bëjë kurrë publik, por shumë shpejt mediat e zbuluan djalin që i ka vjedhur zemrën ish-konkurrentes së “Përputhen”.

Pak ditë më parë “iconstyle.al” publikoi foton dhe videon e parë të çiftit, teksa shijonin mbrëmjen në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre.

Së fundmi detaje të reja janë zbuluar nga “afterparty.al”. Sipas portalit emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur! Po ashtu edhe varësja është po e njëjtaa.

Një detaj tjetër që bien në sy është se Enkeleo ndiqet edhe nga motra e Teas, jo vetëm nga ish-konkurrentja dhe po ashtu nga Fationi.

Para disa ditësh, Tea foli publikisht për lidhjen e saj të re e ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Categories
HOME

Nëse i keni hedhur gjellës më shumë kripë dhe nuk dini se si të veproni !! Mesoi 5 mënyrat që do t’iu ndihmojnë që të

Nese i keni hedhur gjellës më shumë kripë dhe nuk dini se si të veproni !! Mesoi 5 mënyrat që do t’iu ndihmojnë që të

Sigurisht shumë kripë mund të jetë e dëmshme për organizmin, por edhe shumë e hidhur për ushqimin. Me siguri ju ka ndodhur që të paktën një herë gjatë gatimit t’ju rrëshqasë dora me kripën, por nuk keni ditur si të veproni. Në këtë shkrim Agroweb.org ju tregon disa nga mënyrat më efikase për të rimarrë në dorë situatën në kuzhinën tuaj edhe pas ndonjë gabimi.

Uji

Uji mund të jetë një ndër zgjedhjet më të shpejta dhe të mira në rastet kur ju prishen gatimet. Sidomos tek supa apo gatimet e lëngshme pak ujë të ftohtë mund t’ju nxjerrë nga situata.

Bëni kujdes të mos shtoni shumë ujë pasi mund t’i hiqni shijen përbërësve të tjerë. Filloni duke hedhur një filxhan të vogël ose një filxhan çaji dhe gjithnjë trazojeni mirë. Vëreni përsëri në zjarr gatimin tuaj dhe në fund provoni një majë luge për të parë nëse shija është balancuar.

Uthulla

Limoni, uthulla apo lëngjet që kanë një masë aciditeti mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni shijen e ushqimeve tejet të kriposura.

Mjafton pak limon i shtrydhur apo një lugë çaji uthull që të balancojë kripën e gjellës tuaj. Kjo mënyrë do të zbusë shijen e hidhur që lë kripa me një shije të re siç është ajo e limonit apo hudhrës.

Perfekte për ta përdorur tek patatet, mishi apo peshku megjithatë sigurohuni të hidhni sasi të vogla edhe të këtyre lëngjeve.

Zhytja në ujë

Nëse ju ndodh të blini shpesh mish apo ushqime të kripura që nga dyqani me siguri e dini se sa të hidhura mund të jenë.Për të hequr kripën e tepërt mjafton t’i fusni këto ushqime në ujë dhe lërini për disa orë. Më pas mund ta gatuani apo thani si normalisht.

Patatet

Nëse për të hequr ndjesinë e djegies tek supat përdorni niseshte për të hequr kripën e tepërt mjafton të zhysni në të një patate. Për ta bërë këtë lani mirë një patate mesatare dhe thjesht futeni që të gatuhet bashkë me përbërësit e tjerë.Ky proces do të largojë kripën tek gatimet e lëngshme siç është kripa.

Categories
HOME

Ndahen Stela dhe Çimi, ish-konkurrentja bën deklaratën e papritur

Stela dhe Çimi i “Përputhen +40” i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Lajmin e ndarjes e ka dhënë vet Stela përmes disa postimeve në rrjetet sociale ku shkruan se e ka marrë vesh për ndarjen kur Çimi ka hequr nga Instagrami i tij fotot që kanë dalë bashkë.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj.

Ajo poston një video nga studio kur kanë qenë në “Për’puthen” dhe shkruan: “Kush e sheh Çimin në rrugë ju lutem mund ta pyesni”.

Mëngjesin e sotëm, ish-konkurrentja i ka kthyer përgjigje të gjithë ndjekësve, të cilët e kanë pyetur se pse nuk ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me Çimin.

“Mirëmëngjes! Shumë persona më shkruajnë pse nuk i heq fotot me Çimin nga Instagram-i… Unë nuk jam fëmijë si disa të tjerë, ato janë kujtime të bukura për aq sa zgjati…  Ditë të mbarë e faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Stela.

Categories
HOME

Përgatisni këtë recetë për forcimin e imunitetit…

Përgatisni këtë recetë për forcimin e imunitetit…

Sistemi imunitar është një faktor i rëndësishëm në arritjen dhe ruajtjen e shëndetit të mirë. Nëse është i fortë, atëherë të gjitha proceset në trup vazhdojnë normalisht. Ja një recetë për mënyrën se si të forcojmë imunitetin:

Është e nevojshme:

– 100gr rrush të thatë
– 150g arra
– 100g bajame
– 100g kajsi të thata
– 100g kumbulla të thata
– 300g mjaltë
– lëvozhgë nga 2 limona

Në makinë për bluarje mishi bluaj rrushin e thatë, arrat, bajamet dhe lëvozhgën e limonave. Shtoni lëngun e dy limonave në përzierje, lëvozhgën e të cilëve i keni përdorur më parë. Përziejeni. Më tej, shtoni kumbulla të thata dhe kajsia të thata. Përziejeni. Së fundi, mjalti duhet shtuar dhe përzier përsëri. Le të qëndrojë në një vend të errët për 1-2 ditë.

Për fëmijët mbi 3 vjet – 1 lugë gjelle 2 herë në ditë

Për të rriturit: 1-2 lugë gjelle 3 herë në ditë.

Categories
HOME

Orinda e paska zbuluar gjininë e bebit me një surprizë nga Turi dhe vetëm tani na i tregoi pamjet

Orinda Huta dhe Tyrjan Hysko pak ditë më parë u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Atarës. Orinda ka zbuluar së fundmi se ajo nuk ka pasur dëshirë ta zbulojë menjëherë gjininë e bebit, por ka qenë Turi ai që ia ka bërë surprizë.

Orinda ka publikuar dhe një foto nga surpriza e partnerit.

“Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, ka treguar Orinda.

Moderatorja ka treguar gjithashtu se ka qenë insistimi i Turit që ajo të lindte me prerje cezariane.

“Ishte më shumë insistim i babi Turjanit duke u konsultuar edhe me doktorët. Gjithmonë ka dashur kështu. Mami, bebi të sigurt dhe pa trauma të mundshme”, shkruan Orinda.

Categories
HOME

Largojeni Dhimbjen E Fortë të Kokës Në Pak Minuta me vetëm këto 2 përbëres…

Largojeni Dhimbjen E Fortë të Kokës Në Pak Minuta me vetëm këto 2 përbëres…

Duke perdorur Lëng Limoni Dhe Kripë – Largojeni Dhimbjen E Fortë të Kokës Në Pak Minuta.

Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato. Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë.

Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.

AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).

Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

Si Ta Kuptoni Nëse Kjo Kurë Funksionon Për Ju – Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit. Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.

Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme: Të përziera e të vjella, Mpirje, Therje, Marramendje, Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë.

Dhimbje pulsuese të kokës. Shkaktarët Kryesorë Të Dhimbjes së Fortë të Kokës – Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë.

Categories
HOME

Habit Kozma Dushi: Diktatura ishte kohë e artë, në burg futeshin ata që bënin gabime

Kozma Dushi në një intervistë për News24 nga koncerti ku u interpretuan këngë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës duke reflektuar edhe raportin tonë të vështirë me të shkuarën, Dushi flet për kohë të arta.

“Nuk ishin kohë të veshtira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert,”- thotë Dushi.

Kur gazetarja Fatmira Nikolli e vë përballë faktit që ju mbylleshin dyert e burgut Dushi shton: Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime?

“Pse nuk u futa unë ne burg? Pse nuk u fut Tonin Tershana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu.”Burimi: balkanweb

Categories
HOME

Jemi në periudhë të vështirë pandemie, këto 10 ushqime rrisin imunitetin dhe ju bëjnë më të fortë

Jemi në periudhë të vështirë pandemie, këto 10 ushqime rrisin imunitetin dhe ju bëjnë më të fortë

Më shumë se 23 milion njerëz sëmuren çdo vit vetëm duke ngrënë ushqim të kontaminuar, sipas OBSH. Dhe sipas një raporti tjetër, ka aq shumë viruse të ndryshme sa ka yje në qiell dhe një ndër to Covid-19 që po shkakton vdekje të shumta në të gjithë botën. Për të mbajtur trupin tonë të fortë dhe të paprekshëm nga sëmundjet, zgjidhja më e mirë është të kemi një imunitet të fortë dhe fatmirësisht është e lehtë për tu arritur.

Më poshtë është një listë me 10 ushqime që mund të konsumoni për të rritur sistemin imunitar në mënyrë të natyrshme.

1. Bajamet

Bajame kanë të njëjtën vlerë kalciumi me 1/4 filxhan qumësht, këto lëndë ushqyese të mrekullueshme mund të ndihmojnë në mbajtjen e trupit tuaj në formë. Sipas studiuesve, bajamet rrisin sistemin imunitar, veçanërisht kundër viruseve. Të larta në vitaminë E dhe fibra, ato gjithashtu mund të mbajnë sheqerin në gjak të kontrolluar.

2. Farat e lulediellit

Farat e lulediellit jenë shpëtimtari juaj kur bëhet fjalë për imunitetin. Ato zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer, mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme dhe gjithashtu parandalojnë sëmundjen. Farat gjithashtu bëjnë mrekulli për nënat në pritje dhe ndihmon fetusin të zhvillohet shëndetshëm.

3. Papaja

E pasur me antioksidantë, papaja është një zgjedhje e shijshme e mbushur me përfitime. Disa nga këto përfshijnë luftimin e inflamacionit, zvogëlimin e rrezikut të kancerit dhe mbajtjen nën kontroll të tretjes.

4. Kivi

Me vitaminën C, vitaminën K dhe vitaminën E, kivit mund të ndihmojnë në astmë dhe të forcojnë sistemin imunitar. Ato gjithashtu mund të parandalojnë gjendje si ftohja e zakonshme dhe gripi. Për më tepër, kivit mund të ndihmojnë në tretje dhe të shërbejnë si mbrojtje kundër humbjes së shikimit.

5. Xhenxhefili

Kjo erëz lehtësisht e disponueshme bën mrekulli për trupin tuaj. Ul kolesterolin, lehtëson dhimbjen e periodave dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet në përgjithësi.

6. Manaferrat

Manaferrat janë plot me antioksidantë dhe shpesh përdoren për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Këto manaferra të purpurta mund të luftojnë stresin dhe të përmirësojnë funksionimin e brendshëm të sistemit tuaj imunitar.

7. Goca deti

Gocat e deti janë me pak kalori por plot me vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave. Konsumimi i gocave rrisin imunitetin falë zinkut të pranishëm në to. Ato gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e diabetit.

8. Spinaqi

Nuk është mister që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por me sa duket, ky termocentral është gjithashtu i shkëlqyeshëm për imunitetin tuaj. Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili është i nevojshëm për të ruajtur funksionin nervor, një zemër të shëndetshme, presion të mirë të gjakut dhe muskuj të fortë.

9. Shalqiri

Shalqiri jo vetëm që mund të mbajë lëkurën dhe flokët tuaj të shëndetshëm, por gjithashtu mund të përmirësojë tretjen tuaj dhe të zvogëlojë inflamacionin në trupin tuaj.

10. Frutat e pasura me vitaminë C

Sipas një raporti, vitamina C mund t’i japë sistemit tuaj imunitar një nxitje në 20 mënyra! Kjo vitaminë mund të mbajë qelizat e bardha të gjakut të shëndetshme, të vrasë qelizat e padëshiruara ose të këqija dhe të rrisë prodhimin e antitrupave.