Categories
HOME

Jeta në stan/ Historia e çobanit që prej 30 vitesh merret me blegtori në fshatin e tij

Jeta e çobanit nuk është aspak e lehtë.

Dritan Bardhi, ka mbi 30 vjet që merret me blegtori. Në stallën e tij numërohen afërsisht 250 kokë dhi dhe keca. Punët në këtë fermë nisin që në 6 të mëngjesit. Me orë të tëra ai ecën në këmbë për të gjetur kullotën më të mirë për dhitë e tij. E kur drita bie, ai kthehet përsëri në stan, kësaj herë duhet të kujdeset për kecat.

Çfarë të ardhurash siguron nga blegtoria?

Bardhi: Të ardhurat?! Ndonjë fitim i madh nuk është, por mirë le të themi. Shes qumështin, po shumë lirë 500 lekë të vjetra litri vijnë ma marrin baxhot.

Po për kecat e ke siguruar tregun?

Bardhi: Kecat i shes tek kasapi në Pezë, i kam të kontrolluar dhitë dhe kecat kurrë nuk i shes pa numër matrikulli.

Ia vlen të merresh me blegtori?

Bardhi: Ia vlen, edhe pse ka shumë lodhje. Vij në mëngjes dhe i kontrolloj nëse kanë pirë mirë kecat, pastaj i çoj në kullotë siç e patë ju. Ndërsa në darkë i hedh jonxhën.

Sa shpenzime ka një stallë?

Bardhi: Ka shumë shpenzime duhet të blej hime, misër. Misri është 30 mijë lek një kuintal, unë harxhoj 6 ton misër, plus edhe jonxha është e shtrenjtë. Unë mora 150 topa jonxha me 5 mijë lek të vjetra topin.

E ke menduar ndonjëherë që në këtë fermë të prodhosh djathin e dhisë pasi në treg është shumë i shtrenjtë?

Bardhi: E kam bërë para 4 vjetësh, ka shumë punë më beso, do baxho.

Dritani dhe Fatmira kane tre fëmijë. Të ardhurat e familjes ata i sigurojnë vetëm nga gjëja e gjallë. Dëshira e Fatmirës është që ta zgjerojnë kopenë e dhive, por mungesa e fuqisë punëtore I detyron ata të kenë vetëm këtë stan. Të rinjtë kanë ikur në emigrim. Sot në fshatin Mënik të Tiranës ka vetëm 2 stanë, ndërsa në fshatrat përreth asnjë.

Përse nuk e keni zgjeruar fermën?

Bardhi: Nuk e zgjerojmë dot sepse nuk ka fuqi punëtore.

Përse nuk ka djem dhe burra fshati që duan ta bëjnë këtë punë?

Bardhi: Jo, nuk ka. Ata preferojnë emigrimin, dhe unë i paguaj aq fuqi sa kam. Kur të kem fuqi punëtore do ta zgjeroj stanin.

Edhe pse konsumatori është në kërkim të prodhimeve cilësore vendase, në vendin tonë toka po punohet më pak, ndërsa stanet janë të drejt zhdukjes. Djemtë dhe vajzat e reja janë në kërkim të jetës së qytetit./Top Channel/

Categories
HOME

Rama poston fotot si është transformuar Bulevardi “Zogu I”: Kënaqësi të kalosh mbrëmjeve aty

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga transformimi i Bulevardit “Zogu I”.

Ai shkruan se është kënaqësi të kalosh tani në këtë zonë, sidomos gjatë mbrëmjeve, teksa thekson se gjithë investimi i kryer i ka rritur vlerën pronës.

“Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në Bulevardin Zogu I, kur ka përfunduar tanimë projekti i Rilindjes Urbane që i ka dhënë aksit historik një vezullim mbresëlënës – pa llogaritur rritjen e mënjëhershme të vlerës së pronës së banorëve e të tregtarëve të krejt zonës#PunëJoGjumë
#SkaKohëPërPushim“, shkruan Rama në Facebook.

Bulevardi “Zogu I” është transformuar rrënjësisht, përdoret si shëtitore, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara të ndërtesave.

Categories
HOME

“Nëse je për dashurinë lufto!”, përballje e fortë mes Antonelës e Ledjanës

Ardhja e Antonelës ka sjellë krijimin e një trekëndëshi dashurie Ledjana-Mevlan-Antonela.

Deklarata e vajzës së re duke i kërkuar album muzikor Mevlanit, ndërsa ai i kishte kushtuar një këngë Ledjanës, trazoi gjithë programin.

Vajzat janë vendosur përballë njëra-tjetrës për të sqaruar keqkuptimet mes tyre, por debati është ashpërsuar më shumë. Antonela “i shpalli luftë” Ledjanës duke i thënë se nëse e donte duhet të luftonte me të.

Debati mes vajzave:

Ledjana: Ti erdhe dhe kërkove këngë album, kënga ishte bërë për mua.

Antonela: Ku e di do ia mbyllësh gojën?

Ledjana: Ti ke ardhur për mua, aq sa shtrin edhe flokët për të ngjarë si unë.

Antonela: Nuk jemi për muhabet flokësh por argument.

Ledjana: Ti ke ardhur për Ledjanën.

Antonela: Ti s’ke për ta marrë.

Ledjana: Qëllimi yt është shumë i qartë.

Antonela: Të kam marrë diçka tënden?

Ledjana: Jo.

Antonela: Kaq ia dhe përgjigjen vetes.

Ledjana: E di fati.

Antonela: Kam ardhur për të gjetur dashurinë.

Ledjana: Pse e le Italinë për të ardhur këtu?

Antonela: Ti e le Rrëshenin?

Ledjana: Unë një orë larg e kam, shkoj.

Antonela: Edhe unë një orë larg e kam Italinë me avion.

Ledjana: Unë erdha shumë e qetë. Ti më the se kisha ardhur për shoë, por jo.

Antonela: Unë jam njeri shumë i qetë.

Ledjana: Ti nuk kishe pse të vije të kërkoje album dhe kjo më bën të mendoj që ti ke ardhur për mua.

Ledjana: Nuk do lejoj që asnjë femër të na ndajë.

Antonela: Ai është single dhe kam të drejtë të dal me kë të dua.

Antonela: Ti më bullizove, më the që pse Mevlanin, se më pëlqen kaq.

Ledjana: Ti erdhe për mua e kërkove albumin.

Antonela: Nëse ti je për Mevlanin, lufto. Nëse je për dashurinë lufto.

Categories
HOME

Përse djemtë janë më të dobët emocionalisht se sa vajzat

Kur lexoni për stereotipizimin gjinor të fëmijëve, zakonisht bëhet fjalë për sjellje si vajzat që zgjedhin të luajnë me kukulla dhe djemtë që preferojnë kamionët.

Sipas medias së huaj, kërkimet e fundit dhe të kaluara hedhin dritë mbi ndryshimet gjinore në tru dhe zhvillimin e tij, dhe janë këto studime që duhet të kërkojmë kur bëhet fjalë për të menduar për llojet e mbështetjes emocionale që u japim fëmijëve tanë, veçanërisht djemve tanë.

Studiuesi Sebastian Kraemer shprehet se truri i djemve në të vërtetë është më i brishtë se i vajzave. Edhe në bark, truri i djemve është më reagues ndaj depresionit të nënës dhe stresit, ndërsa në lindje, kurse tek vajzat reagimi ikën pas 6 javëve.

Kërkimet kanë treguar gjithashtu se djemtë kanë nivele më të larta të kortizolit (hormoni i stresit) pas një lindje traumatike, ku ata ishin ndarë nga nënat e tyre.

Kraemer argumenton se truri i femrave ka një avantazh të hershëm që qëndron me to gjatë gjithë fëmijërisë, ndërsa djemtë luftojnë.

Ndërsa djemtë plaken, ata mund të vazhdojnë të luftojnë, gjë që kur ndërlikohet nga mungesa e mbështetjes emocionale, bëhet vetëm më serioze. Edhe pse shkencëtarët akoma kanë dyshimet e tyre, mendohet se meshkujt janë më të prirur ndaj disleksisë dhe vështirësisë me leximin dhe gjuhën, duke e bërë të vështirë shkollën dhe të mësuarit.

Djemtë gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të kenë çrregullim të sjelljes fillestare të fëmijërisë dhe kanë dy deri në tre herë më shumë gjasa të kenë ADHD sesa vajzat.

Në moshë madhore, burrat kanadezë kanë tre herë më shumë gjasa të vdesin nga vetëvrasja sesa gratë, dhe ndërsa burrat janë po aq të prirur për të marrë depresion sa gratë, ata e shfaqin atë ndryshe kështu që mund të kenë shenja më të ashpra.

Sidoqoftë, ndërsa është e qartë se mund të ketë ndryshime gjinore në strukturat dhe zhvillimin e trurit, truri gjithashtu formohet fort nga përvoja. Ne e quajmë këtë fenomen mahnitës, neuroplasticitet.

Hulumtimi i Kraemer tregon se prindërit ushqejnë djemtë e tyre më pak se vajzat e tyre. Pse? Epo, pjesërisht është për shkak se djemtë janë më kërkues, gjë që mund të shkaktojë më shumë distancë midis prindit dhe fëmijës dhe t’i shkaktojë probleme fëmijës rrugës.

“Djemtë kishin tendencë të ishin shumë të ngazëllyer dhe nënat bënë gjithçka që mundën për t’i qetësuar dhe rregulluar ata, me disa kosto për zhvillimin e tyre. Kujdesi ndaj djemve është përgjithësisht më i vështirë dhe prandaj ka më shumë gjasa të shkojë keq, duke shtuar deficitet që ekzistojnë para lindjes. Meqenëse shumica e rritjes së trurit të njeriut bëhet pas lindjes, disa stresues të hershëm të mjedisit mund të çojnë në disavantazh për djemtë Në çdo rast, tek djemtë formimi i lidhjes së sigurt me një kujdestare është më i nënshtruar sesa tek vajzat e mungesës së disponueshmërisë së prindërve, pandjeshmërisë ose depresionit “, tha ai.

Në moshë madhore, burrat kanadezë kanë tre herë më shumë gjasa të vdesin nga vetëvrasja sesa gratë, dhe ndërsa burrat janë po aq të prirur për të marrë depresion sa gratë, ata e shfaqin atë ndryshe kështu që mund të jetë më e ashpër për të dalluar shenjat.

Për më tepër, ne kemi një stereotip të dëmshëm kulturor që i sheh djemtë si seksi më i ashpër dhe i fortë. Prindërit thjesht sigurojnë edukim më pak emocional për djemtë sesa vajzat, sepse supozojnë se nuk kanë nevojë për të.

Janë këto stereotipe toksike mashkullore që përforcohen tek djemtë e rinj që mund t’i dëmtojnë ata si të rritur.

“Djemtë e rinj mësohen herët se shprehja e emocioneve të tyre është tabu. Kjo shkakton dëm afatgjatë në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin dhe me njerëz të gjinive të tjera”, tha Jessica Raven, drejtoreshë ekzekutive e Veprimit Kolektiv për Hapësira të Sigurta.

Pra, djemtë tanë po marrin një tronditje të dyfishtë: ata kanë trurin më të prekshëm dhe kanë më pak prindër mbështetës. Janë këto ndryshime në mbështetjen emocionale në vitin e parë që Kraemer pretendoi se janë të lidhura me sfidat më të mëdha të shëndetit mendor të burrave më vonë në jetë.

Studiuesit zbuluan se burrat që pajtoheshin me normat gjinore shoqërore, të cilat janë të përshkruara që në lindje, panë që shëndeti i tyre mendor ulej dhe tendenca e tyre për të gjetur ndihmë të binte./Top Channel

Categories
HOME

Pastron pothuajse cdo gjë që mund të ketë shtëpia juaj : Ja se si të pregatisni solucionin më të mirë pa harxhuar para me lëkurët e portokallit

Një nga temat më të diskutuara në mesin a amvisave ka të bëjë me solucionet e pastrimit. Këto të fundit, përbëjnë një arsenal të mirëfilltë në shumë shtëpi shqiptare.

Në pjesën më të madhe të kohës, shumica e këtyre solucioneve janë industrialë dhe të dëmshëm për shëndetin.

Duke përkrahur një gjë të tillë, ekspertët ju këshillojnë përdorimin e uthullës me lëkura portokalli në pastrimin e shtëpisë.

Jashtë kuzhine, uthulla e bardhë përdoret edhe për pastrimin e shtëpisë sidomos në rastet kur dëshironi të hiqni dorë nga kimikatet që gjenden në produktet e tjera.

Kjo uthull përdoret për pastrimin e mjeteve me bazë kromi dhe inoksi.

Uthull Me Lëkura Portokalli, Solucioni Më i Mirë Pastrues i Shtëpisë
Për përgatitjen e këtij solucioni natyral pastrimi ju nevojiten:

Një kavanoz mesatar,

Lëkurat e dy portokalleve,

Uthull e bardhë.

Përgatitja:

Futini lëkurat e portokallit në kavanoz në formë rrethore dhe më pas mbusheni kavanozin me uthull molle. Mbylleni mirë me kapak dhe lëreni mënjanë në një vend të freskët e të errët për dy javë.

Më pas hiqini lëkurat e portokalleve dhe uthullën hidheni në një shishe spërkatëse.

Në pastrim ju këshillojmë të tresni uthullën në sasi të barabartë me ujin dhe me të mund të pastroni dyshemenë, xhamat, tryezën, banakun dhe sipërfaqe të tjera në shtëpi.

Përveç pastrimit këtë uthull mund ta përdorni edhe për zbutjen e flokut.

Kjo uthull mund të përdoret në vend të zbutësit tradicional por edhe për shpëlarjen e flokut.

Mjafton të përzieni një lugë gjelle nga uthulla me portokalle dhe një filxhan ujë.

Pasi të keni larë flokët, hidheni tretësirën në flokë, duke nisur nga rrënjët e deri në maja.

Prisni dy minuta përpara se të shpëlani flokun me ujë të bollshëm.

Categories
HOME

Çfarë thotë pastori për trekëndëshin e dashurisë, Lediana-Mevlan-Antonela

Pastor Akil Pano ka dhënë një mendim shumë paqësor në lidhje me trekëndëshin e dashurisë, të krijuar mes Ledjanës, vajzës së re Antonelës Mevlanit.

Ai tha se djali i dhuroi Ledjanës një ndër dhuratat më të bukura që mund të bëjë një person, një këngë. për Ledjanën ajo ishte një ëndërr dhe në momentin që erdhi Antonela dhe dha Deklaratën, ajo ia mori ëndrrën dhe veproi me të si të donte.

“Në momentin që ia dhuroi mevlani atë këngë, ajo u kthye jo në dhuratë por në ëndërr për Ledjanën, por kur erdhi Antonela dhe e përmendi, ajo e mori e veproi me ëndrrën si të donte ajo”, tha pastori.

Ky lloj sqarimi i pastor Akilit solli një farë konfuzioni por edhe hutimi në studio. Pastori gjithashtu i dha këshilla të vyera Ledjanës, duke i thënëtë ishte në paqe me veten dhe të mos nervozohej./Top Channel/

Categories
HOME

Shqipja bën deklaratën e fortë: Andi dhe Melisa janë bashkë

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka bërë një deklaratë të fortë. Në një video live në “Instagram”, ajo është shprehur se Melisa dhe Andi janë çift dhe po i gënjejnë të gjithë.

“Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po iu gënjejnë dhe juve që jeni jashtë”, është shprehur Shqipja.

Po ashtu, ish-konkurrentja ka treguar se “Përputhen” nuk ka një kontratë që të detyron për asgjë. “Programi nuk të detyron të bësh asnjë lloj gjëje, kanë dashur dhe e kanë bërë. Nuk ka një kontratë të atillë”, tha ajo.

Categories
HOME

E kush nuk e mba mend shokun tonë Tili që nuk linte gjë pa bërë? Ja se si duket ai sot pas kaq shumë vitesh

Aktori shume i dashur i asaj kohe që interpretoi rolin e Tilit ne filmin shqiptar quhet Arben Latifi i cili do të mbetet një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, megjithese karriera e tij përfundonte në vitin 1984 me rolin e Ilirit në filmin “Lundrimi i parë”.

Por te kujtojme se nga koha kur u xhirua filmi (1981) kanë kaluar 39 vjet dhe Tili nuk është më ai djali i vogël që ne kujtojmë ne aso kohe.

Aktori Latifi, prej vitesh jeton në Gjermani por vazhdon të mbajë ngjyrën e flokëve bjond edhe pse jo natyrale, por ai duket vërtetë në formë dhe shumë trendy.

Categories
HOME

Upss: Pas fotove me Beartin, Ana Kauri thumbon keq Tean

Pak ditë më parë, në rrjet qarkulluan fotot e Beartit duke u puthur me Tean. Këto foto vërtetuan se dyshja janë të lidhur dhe historia Tea-Andi ishte një lojë.

Një ndër konkurrentet e “Përputhen”, Ana Kauri i ka akuzuar shpesh Tean dhe Andin për shtirje. Tani që e vërteta është zbuluar, Ana ka nisur me thumbime në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një video gjatë një debati në program, ku debaton me Tean në lidhje me Andin. Asokohe, Ana u shpreh se dukej që dyshja nuk kishin pëlqim për njeri-tjetrin, sepse në të kundërt do të dilnin nga emisioni prej kohësh. Mirëpo, Tea e konsideroi Anën si xheloze.

“Ana ti je thjesht xheloze”, ka shkruar konkurrentja krahas videos, shoqëruar me një të qeshur me lot.

Categories
HOME

Vaji ideal që shëron 1 nga sëm/undjet që më së shumti prek moshën 40 vjecë e sipër

Dafina është një lloj druri që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët. Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi dhe gatim, si erëza për gjellë.

Kjo erz ka një sërë përfitimesh shëndetësore. Ajo ndihmon për të qetësuar nervat, për të trajtuar venat va rikoze, lehtësuar dhi mbjet e kyçeve dhe forcuar sistemin imunitar.

Më poshtë mund të gjeni udhëzimet se si të përgatisni një kurë me gjethe dafine.

Përbërësit: 30 gramë gjethe dafine

I vendosni gjethet në një havan dhe i grini. Shtoni 1 kupë vaj ulliri ekstra të vir gjër. E përzieni përbërësit në një shishe. Mbajeni në një ambient të ftohtë, të errët për 2 javë.

Pas 2 javësh, hiqni gjethet dhe mbylleni sërish shishen. Tundeni shishen thuajse çdo ditë që përbërësit të bëhen si një masë homogjene. Ruajeni sërish në një ambient të ftohtë për 2 javë.

Pas 2 javësh filtroni përgatitjen duke përdorur një garzë. Ruajeni atë në një mbajtëse prej xhami.

Masën e përgatitur e përdorni në pjesët ku keni dhi mbje të shkaktuara nga artriti, si duar, këmbë, duke i fërkuar me kujdes.