Categories
HOME

Lajm i keq për shqiptarët nga Gjermania, ligji i ri sjell surpriza jo të mira

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë e pranon, se hyrja në fuqi e ligjit për kthimin e rregulluar të refugjatëve e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi nuk ka çuar patjetër në më shumë dëbime nga Gjermania.

Këtë njoftim kjo ministri e ka dhënë me kërkesë të agjencisë së lajmeve dpa. Sipas saj nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020 janë dëbuar nga Gjermania 10.276 persona pa të drejtë qëndrimi. 1000 persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Corona uli numrin e dëbimeve

Megjithatë sipas ministrisë është ende herët të flitet për efektshmërinë e „ligjit të dytë për zbatimin më të mirë të detyrimit për largimin nga Gjermania”. Me shpërthimin e pandemisë së Coronës në mars ra edhe shifra e dëbimeve nga Gjermania në mënyrë të ndjeshme. Në prill ajo shënoi vetëm 28 vetë. Në korrik 787 vetë. Për shkak të Coronës krahasimi mund të bëhet në rastin më të mirë me gjashtë muajt e parë që nga hyrja në fuqi e ligjitm shkruan dpa.

Edhe shifra e dështimit të dëbimeve ka mbetur e njëjtë me periudhën e mëparshme shtator 2019-shkurt 2020, 13.759 vetë. Këtu bëhet fjalë për persona që nuk janë dorëzuar tek policia federale për dëbimin. Këta persona ose mbrohen juridikisht ose nuk gjenden. Po ashtu edhe mungesa e bashkëpunimit të vendit pritës mund të jetë një pengesë për planfikimin e dëbimeve. Për Sirinë psh. prej vitesh është në fuqi ndalimi i dëbimit.

Rregulloret e reja që hynë në fuqi duhet ta lehtësonin dëbimin nga Gjermania. Ato parashikojnë ndër të tjera më shumë mundësi për mbajtjen në paraburgim para një dëbimi. Personat që kanë gënjyer për identitetin apo ata që nuk tregojnë interes për plotësimin e dokumenteve të identifikimit, kërcënohen nga sanksione të ndryshme.

Categories
HOME

Bllokimi i kufinjve! Dyfishohet çmimi i biletave Tiranë-Athinë

Në këto kohëra të vështira për të gjithë, abuzuesit kanë vendosur të fitojnë më shumë.

Kështu mund të thuhet për linjat e autobuzëve Tiranë-Athinë, që kanë rritur çmimin e biletave.

Kështu shkruan një qytetar që e ka denoncuar këtë fakt në Facebook e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Denoncimi në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Dyfishohen çmimet e biletave te autobuzit Tirane – Athine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor !

Narkoshteti eshte shteti i spekullimit.

Pershendetje dr AUTOBUZAT E LINJËS TIRANË-ATHINË PO VJEDHIN HAPUR PASAGJERËT !.

Autobuzat per Greqi udhetojne me kapacitet te plote, me plote 60 veta dhe jo me gjysemen e pasagjereve, nderkohë pasagjerët paguajnë dyfish biletën. Një person i duhet te paguaj 70 euro vajtje dhe 70 euro ne kthim, plus edhe 5 euro aplikimin, nga 50 euro vajtje e kthim që ishte. (25 euro +25 euro) .Kjo eshte e verteta, Nese nuk besoni, verefikojeni.

Edhe këtu shteti nuk ekziston.

Bileta ATHINË -TIRANË u dyfishua nga pandemia që autobuzat të ngarkojnë gjysmën e pasagjerëve.

Categories
HOME

Më romantik se kurrë më parë, Arbana Osmani mer surprizën më të bukur nga bashkëshorti i saj (Foto)

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, çdo gjë rreth jetës së saj private dhe profesionale përbën lajm në mediat rozë.

Arbana muajt e fundit të shtatzënisë duket se po i shijon nën kujdesin e partnerit të saj, regjisorit Eduart Grishaj.

Eduarti duket se në ditët e fundit të shtatzënisë së Arbanës ka zgjedhur ta përkëdhelë me surpriza.

Arbana ka postuar në Instagram një foto nga shtëpia e saj e cila duket e mbushur plotë me trëndafila të kuq ku ajo pozon mes tyre.

“Në këtë pikë, mendoj se kemi në shtëpi më shumë trëndafila se sa lego-s”-shkruan Arbana krahas fotos me trëndafila.

Çifti më i përfolur i showbizit nuk kanë bërë të ditur nëse kjo është ndonjë ditë e rëndësishme për ta apo kanë vendosur që bebin e tyre ta presin kshu me plotë surpriza dhe lumturi.

Categories
HOME

‘Zgjohuni dhe mos pranoni kurrë të vaksinoheni’, dy shkencëtarët gjermanë bëjnë thirrjen e fortë

Shqetësimin lidhur vaksinën në fjalë e kanë një numër shumë i madh ekspertësh, zëri i të cilëve nuk dëgjohet në Media-t e kapura peng. Por këta ekspertë janë mes nesh dhe ne duhet të bëhemi përçues të shqetësimit të tyre, të mendimit të tyre shkencor mbi efektet e tmerrshme që do të ketë vaksina mbi dhe për njeriun.

Por kjo vaksinë që do të interferojë në ADN-në e njeriut, padyshim që nuk do të jetë e dëmshme vetëm për 700 mijë raste, por për shumëfish më shumë nga rastet që deklaron Gates, sipas shkencëtarëve të fushës.

Ndaj e kemi për detyrë të zgjohemi dhe të reagojmë!

Ja dy shembuj, të dy ekspertëve që reagojnë dhe nuk ngurojnë të shprehen hapur:

Mjeku Wolfgang Wodarg është një specialit i mushkërive, kreu i Departamentit të Shëndetit Publik për shumë vite në Gjermani, Anëtar i Bundestag-ut Gjerman prej vitit 1994 deri në vitin 2009, për një kohë të gjatë Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Bundestag-un gjerman, iniciator i “Komitetit të Investigimit të Gripit Swine”.

Si mjek dhe si politikan i çështjeve të shëndetit ai thotë: “Kjo vaksinë gjenetikisht vendos në alert personin që është vaksinuar. Jemi të shqetësuar për bimët e modifikuara gjenetikisht, edhe për kafshët e modifikuara. Tani më, jemi ne njerëzit që duhet të mofidikohemi gjenetikisht nga ky vaksinim.

Miliona njerëz supozohet se duhet të vaksinohen. Kjo ndërmarrje është totalisht e papërgjegjshme. Unë dua t’u rekomandoj prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen, as edhe ata vetë të mos vaksinohen, me një vaksinë që është bërë, krijuar, në një kohë të shkurtër dhe qëllimshëm. Kjo është veçse fitimprurëse për disa.”

Profesor Doktor Stefan Hockertz, shkencëtar gjerman, Drejtor i Institutit për Farmakologjinë dhe Toksikologjinë Eksperimentale dhe Klinike pranë Spitalit Universitar Eppendorf deri në vitin 2004 dhe tashmë në profesion të lirë, shpjegon vaksinën e re kështu: “Material i lirë gjenetik do të transferohet në trupin e njeriut dhe më pas do të kopjohet dhe riprodhohet nga vetvetja, që do të thotë se vaksinimi do të shkaktojë transformim gjenetik të qënies humane.

Nuk e dimë gjithashtu nëse materiali gjenetik do të jetë i importueshëm edhe tek sperma e femrës dhe e mashkullit, gjë që është e mundshme. Edhe vetë kompanitë e prodhimit të vaksinës janë koshientë për mundësinë e alternimeve, interferencave dhe transformimeve gjenetike. Dhe sërish është shumë e mundshme të ketë ndikim direkt tek riprodhimi.

Me këtë eksperiment gjenetik të papërgjegjshëm për njerëzit, të gjithë duhet të dyshojmë, sepse krijuesit e vaksinës nuk po luajnë me ‘letra të hapura’. Askush deri më tani nuk e ka mohuar që vaksina nuk do të sjellë ndryshime gjenetike tek njeriu. Por e përjashtojnë këtë si fakt të pamohueshëm, duke e justifikuar se ligji, që nga momenti që e patenton dhe e çertifikon vaksinën, i jep asaj të drejtën të jetë në përdorim, duke anashkaluar këtë rrezik madhor për qënien humane, ndryshimin gjenetik pra. Ky përbën një skandal politik të papreçedent.”

Sa më sipër na çon në konkluzionin se një vaksinë e bazuar tek manipulimi gjenetik nuk ka kuptim që i jep fund pandemisë, teksa shkakton një katastrofë dramatike tek njeriu.

Nëse njerëzit do të njoftoheshin zyrtarisht që vaksina u transformon gjenet, ata kurrë nuk do ta pranonin një vaksinë të tillë. Por kjo vaksinë është e tillë, tjetërsuese, ndaj dhe vija e kuqe, nga ata që e kanë krijuar, është kaluar.

Pyetjet kritike që ngrihen menjëherë pas sa më sipër janë këto:

Pse MasMedia nuk informon krahasimisht, si dhe ne, popullin për riskun e vaksinimit RNA?

Nga është blerë kjo papërgjegjshmëri e Media-ve, nga politika, apo nga kompanitë farmaceutike?

Njerëzit duhet të zgjohen dhe menjëherë të reagojnë, përkundrejt riskut të madh përpara të cilit e vendos kjo vaksinë qënien humane.

Po kush do ta lajmërojë publikun kur Media hesht, kur edhe opozitat politike hedhin vallen e Gates dhe Soros në shumë vende të botës?

Një rast flagrant dhe i neveritshëm, është ai i kryetarit të opozitës shqiptare Basha, që i bëri thirrje qeverisë për fond të veçantë për vaksinën, si të dojë të bëjë gare, për të parë se kë do të pëlqejë më shumë George Soros, atë, apo Ramën që e ka vertebrën e tij në Shqipëri. Këta janë mutacionet gjenetike politike që po shkatërrojnë njerëzimin.

E vetmja mënyrë që t’i dilet kësaj situate është që gjithsecili prej nesh të informojë sa më shumë njerëz të mundet. Duhet gjithkush prej nesh të bëjë parreshtur thirrje për zgjim tek të gjithë, teksa ekspertët më të mirë të fushës po vënë alarmin dhe janë në alert për të nesërmen e njeriut.

Në këtë formë kriza e Coronavirus-it nuk do të përfundojë nga vaksina, por nga njerëzit që do të jenë zgjuar. Fundin Pandemisë do ja japim NE!

Categories
HOME

HISTORIA/ Djali im humbi jetën dhe la një njollë të madhe blu mbi qilim: Pas 14 vjetësh kuptova se çfarë do të thotë kjo

Histori e një nëne që vështirë se do ta lë dikë indiferent.

Njolla blu

Mbrëmë kam pastruar tërë natën “sllajm” që vajza ime e solli nga diku. Ajo pastroi pjesën më të madhe të asaj rrëmujë ngjitëse, kurse unë pastroja pjesën që ishte ngjitur fort dhe ngadalë fillova të mërzitem. Dukej se ishte kudo. Dhe në atë moment, mu kujtua një situatë tjetër kur po pastroja një tjetër rrëmujë të madhe. Kjo ndodhi shumë vite më parë dhe kujtimet filluan të rrjedhin …

14 vjet më parë…

Koha e gjumit po afrohej. Ishim aq të afërt. Isha e rraskapitur, isha e përlyer dhe kisha vapë. Falë treshes dhe vëllait të tyre 4-vjeçar, këtu gjithnjë ishte zhurmshëm dhe zënë. Kisha shumë pak kohë për veten time dhe me siguri kaluan katër ditë që kisha bërë dush. Çdo moment të jetës time kujdesesha për nevojat e tyre dhe megjithëse isha plotësisht e rraskapitur, nuk do të doja që të ishte më ndryshe. Duart e mia ishin plot, por kështu ishte edhe zemra ime.

Sapo mbaruam ritualin e darkës dhe banjës. Mblodha djemtë e mi për të luajtur pak minuta para shtratit. Disa këngë u luajtën në radio, dhe të gjithë vallëzuan, kënduan dhe luanin me lodrat e tyre. I rregullova shpejt lodrat sepse doja që djemtë e mi të shkonin në shtrat dhe të bënin dush sa më shpejt të ishte e mundur. Pastaj, në një moment, dëgjova një nga djemtë të thoshte: “Oh jo”.

U ktheva vetëm në kohën për të parë stilolapsin i cili shpërtheu në dorën e njërit nga djemtë e mi dhe ngjyra blu filloi të përhapet në të gjithë qilimin. Ai bërtiti i lumtur kur pa ngjyrën të spërkatur në pizhamet e pastra. U trondita kur pashë njollat blu që ndotën qilimin tonë të ri. Shpejt e thirra burrin tim, i cili ishte duke larë enët në atë kohë, që të vinte e të më ndihmonte. Në sekondë u acarova, e morra djalin tim dhe e çova në tualet për ta larë ndërsa burri im filloi të fërkonte njollat blu në qilim.

Isha aq e shqetësuar saqë filluan të rridhnin lotët. Isha e rraskapitur dhe zemëruar. Me të vërtetë, shumë shumë e zemëruar. Nuk isha e zemëruar me djalin tim (i cili ishte djalë si Shtrumf), por isha e zemëruar me veten time që e lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve. Jetonim në këtë shtëpi vetëm gjashtë muaj, dhe qilimi ishte përkërkund.

Atë natë e fërkuam atë njollë një orë dhe nuk mund ta pastronim.
Të nesërmen thirrëm pastrues të qilimave që e pastronin qilimin me mjete të posaçme, por njolla ende mbeti. Ndihesha sikur po më shikonte, aq e ndritshme dhe blu.

Sa herë që shikoja atë njollë, ndihesha e dëshpëruar. Ishte e shëmtuar dhe plotësisht e kundërt me qilimin tonë. Pavarësisht çfarëdo që bëmë, ajo njollë mbeti. Kjo njollë më dëshpëroi dhe më turpëroi. Ajo më zemëroi dhe më bëri të ndihesha si nënë e keqe sepse lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve. Ajo njollë blu ishte një negative e madhe në jetën time. Dhe e urreja. Muajin vijues, biri im i ëmbël, i cili e bëri tërë qilimin me bojë blu, u diagnostikua me kancer. Ai vdiq dy vjet më vonë.

Djali im vdiq, kurse njolla blu? Ajo ishte akoma atje, duke ma kujtuar vazhdimisht djalin tim. Ishte një kujtesë e vazhdueshme e diçkaje kaq të parëndësishme – diçka që ishte e parëndësishme në vetë jetën.

Ajo njolla blu ishte një kujtesë se jeta është e çrregullt, por ia vlen të jetosh. Një kujtesë e vazhdueshme që nuk duhet të shqetësohemi për gjëra të vogla. Një kujtesë e vazhdueshme se nuk janë gjërat me rëndësi, por njerëzit. Një kujtesë e vazhdueshme se aksidentet ndodhin. Një kujtesë e vazhdueshme se duhet të shpëtojmë nga gjërat jo të rëndësishme dhe se duhet të përqendrohemi në ato që kanë rëndësi.

Me kalimin e viteve, ajo njollë nuk u zhduk aspak. Ajo dalloheshte mirë në qilimin tonë të errët. E mbuluam mirë me mobilie, por sa herë që lëvizja mobiliet për pastrim nën të, ajo njollë do të ishte aty dhe më dukej sikur po më shikon. Sa herë që e shihja, më merrte frymën dhe më kujtonte humbjen.

Kjo njollë që më bëri të qaj tani më bën të falënderoj Zotin për të gjitha ato kujtime.

Ajo më kujton që jeta është e ndyrë. Do të ketë njolla në dyshemenë e kuzhinës. Uji i peshkut të artë do të derdhet në të gjithë makinën. Dritaret do ti thyej topi i bejsbollit. Shportat për larje janë plot, si dhe pjatat që përmbyten në lavaman. Gjurmët e gishtërinjve në derën e xhamit dhe ngjyrat në të gjithë tryezën. Dhe do të ketë njolla blu në qilimin e ri.

Por këto tollovi? Ata do të shfaqen kur do të jetojmë, duam, rritemi dhe kur do të mësojmë. Njollat japin mësim mirënjohjeje. Ata në fakt janë bekime të maskuara.

Dhe e dini çfarë?

Uroj që të kisha një milion njolla blu në qilimin tim, nëse kjo do të thoshte se do të kisha edhe një ditë më shumë me djalin tim.

Categories
HOME

Zbulohet programi që do të drejtojë, ja ku do e shohim tashmë moderatoren e njohur shqiptare

Moderatorja Bora Zemani pak ditë më parë postoi një foto nga televizioni Top Channel. Të gjithë u bënë kureshtarë se pse ndodhej atje dhe nëse bëhej fjalë për ndonjë projekt të ri. Ishte Revista Who ajo e cila konfirmoi se Borën do ta shohim shumë shpejt me një emision në Top Channel.

Madje, ajo do të prezantojë një program të cilin e njohim mirë. Bëhet fjalë për “Për’puthen”. Emisioni do të rikthehet edhe këtë sezon, sërish me autorësi të Olsa Muhametit, por ndryshe nga viti i kaluar që ishte një rubrikë e “E diell”, kësaj radhe do të jetë një emsion më vete dhe i përditshëm.

Olti Curri nuk do të jetë më në rolin e opinionistit, që pas tërheqjes që bëri në sezonin e shkuar nga ky pozicion.

Pas eksperiencës si drejtuese e disa formateve në “Tring” dhe “Vizion Plus” si “3shat”, “Albanian Designers Competition” tani është rradha që Borën ta shikojmë në ekranin e Top Channel.

Categories
HOME

E ndjekur nga miliona fansa në rrjetin “Instagram”, ja kush është shqiptari që Jennifer Lopez i ka bërë ‘follow’

Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dëgjuara në botë, e për këtë arsye ndiqet nga një numër shumë i madh njerëzish në rrjetet sociale.

Vetëm në Instagram ajo ndiqet nga 129 milionë njerëz, ndërsa vetë ajo ndjek një numër të kufizuar, 1145 profile të tjera.

Ndër ta është edhe një shqiptar nga Prishtina, i cili quhet Blerdon Sopaj dhe është trajner fitnesi, dy herë kampion në nivelin e Republikës së Kosovës.

Categories
HOME

Ja sa kohë mund të mbijetojë koronavirusit tek mishi dhe peshku i ngrirë (Studimi i ri)

Shkencëtarët po paralajmërojnë se ushqimet e kontaminuara mund të shkaktojnë shpërthim të koronavirusit, pasi ai mbijeton në temperaturat e ngrirjes.

Koronavirusi mund të mbijetojë te mishi dhe peshku i ngrirë për 3 javë, sugjeron një studim i ri.

Pjesë salmoni, pule dhe derri në supermarketet në Singapor u prenë në feta dhe aty u vendosën kampione virusi. Mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën më pas në ngrirje për të parë nëse Covid-19 mund të mbijetonte. Ato u mbajtën në kushte që simulojnë temperaturat e përdorura për transportimin e ushqimit mes vendeve të ndryshme – nga minus 4 që është temperatura standarde e ftohjes deri në minus 20 gradë Celsius.

Pas 21 ditësh, koronavirusi ishte ende i pranishëm në copat e mishit dhe të peshkut. Shkencëtarët thonë se kjo mund të shpjegojë shpërthimet në vendet që nuk kanë pasur raste të koronavirusit për periudha të gjata, si Vietnami, Zelanda e re apo pjesë të Kinës. Edhe pse ekspertët janë të bindur se sëmundja nuk transmetohet përmes ushqimit, ambalazhi i kontaminuar mund të bëhet shkak për përhapjen e infeksionit.

Categories
HOME

I dhanë 20 % shanse për të jetuar, 5 vjeçarja fiton be.tejën me sëm.und.jen e rrallë

Një vajzë 5 vjeçare në Britani arriti të fitojë b et ej ën me një së m un dj e inflamatore të quajtur Kaëasaki edhe pse mjekët i dhanë vetëm 20 përqind shanse për të mbijetuar.

Scarlett Nicholas nga Yorkshire, fillimisht shfaqi si mpt o ma të ko ro nav iru sit, një temperaturë të lehtë e cila zgjati vetëm 2 ditë.

Por më pas ajo shfaqi si mto  ma të Kaëasaki, sku qje në të gjithë tr u pin dhe temperaturë të lartë e cila zgjati për disa ditë.

Ajo u shtrua në sp ita l dhe qëndroi e int ub uar për disa kohë. Gjithashtu ajo shfaqi edhe disa ko mp lik aci on e me zemrën e cila e r ë nd oi më shumë gjendjen e 5 vjeçares.

Mj ekët i njoftuan prindërit se vogëlushja mund të kishte vetëm 20 përqind shanse për të mbije tuar.

Por me kalimin e kohës, trupi i saj filloi të përgjigjej shumë mirë ndaj së mu n dje s e cila çoi dhe në rigjenerimin e saj.

Tashmë Scarlett e ka kaluar r re zik u n për jetën por do të vjiojë të qëndrojë në s pi ta l edhe për disa kohë derisa të ngrihet sërish në këmbë.

Categories
HOME

Si të Bëni Kokoshka të Shëndetshme që Përmirësojnë Kujtesën Tuaj

Sot duam të flasim për një lloj ushqimi që mund të përgatitet me vaj, ujë ose thjesht ajër të nxehtë. Ka disa shije: natyrore, gjalpë, karamel dhe çokollatë. Ky ushqim dikur përdorej si një zbukurim për flokët, dhe shumë duan ta hanë atë ndërsa shikojnë një film në shtëpi ose në kinema.

Nëse po e lexoni këtë dhe po mendoni se po flasim për kokoshka, keni të drejtë!

Ne vendosëm t’ju tregojmë pak rreth historisë së kokoshkave. Për më tepër, ne kemi bërë disa hulumtime për të mësuar më shumë rreth përfitimeve të këtij ushqimi, si ta përgatisni atë në mënyrën më të shëndetshme dhe si ta përfshini atë më shumë në dietën tuaj.

Dhe për ata që kënaqen të kënaqen me një vakt produktesh të preferuara një herë në disa kohë, ne kemi treguar gjithashtu për bashkimin e disa prej shijeve më të mira të kokoshkave që ju patjetër duhet të provoni.

Si u zbulua kokoshka

Misri u kultivua nga civilizimet antike në Meksikë, Guatemalë, Kolumbi, Ekuador, Peru, Bolivi, Kili dhe Argjentinë. Fillimisht, Incët dhe Aztekët përgatisnin kokoshka duke vendosur një vesh të tërë misri në zjarr. Ata gjithashtu do t’i gatuanin kokrra drejtpërdrejt në qymyr ose edhe në një furrë prej balte. Kërkimet kanë theksuar se kokoshka mund të ketë qenë një nga shtyllat për themelimin e perandorisë Aztec, ku u adhurua Centéotl, hyjnia e misrit.

Përcaktimi nëse kokoshka është e keqe apo e shëndetshme

© Pixabay/Pexel

Me kalimin e kohës, mënyra se si njerëzit përgatisin kokoshka ka ndryshuar. Studimet shkencore zbuluan se cilët janë përbërësit kryesorë të tyre, kështu që për të mësuar më shumë rreth kësaj teme, u intervistua dietologia e specializuar, Mayra Alecrim. Sipas ekspertes, kokoshka ka disa lëndë ushqyese që përmirësojnë funksionimin e trupit.

  • Vitaminat B komplekse ndihmojnë në forcimin e imunitetit, përmirësimin e funksionit të mëlçisë dhe ndihmojnë në zvogëlimin e mbajtjes së lëngjeve.
  • Mangani kontribuon në formimin e enzimave dhe ndihmon në përmirësimin e kujtesës.
  • Magnezi favorizon formimin e serotoninës (përgjegjëse për pengimin e depresionit) dhe ndihmon në kontrollin e indeksit të glicemisë, duke e bërë atë një aleat të shkëlqyeshëm për ata që vuajnë nga diabeti.
  • Fibra përmirëson sistemin tretës.
  • Gjithashtu, është një rostiçeri me kalori të ulët nëse gatuhet në mënyrën e duhur.

Mënyra më e mirë për t’i përgatitur

 

Alecrim këshillon përgatitjen e kokoshkave pa vaj dhe me pak kripë dhe thotë se, “ajo që bën që kokoshka të humbasë lëndët e para kryesore është metoda e përgatitjes”. Ja çfarë rekomandon ajo:

  • Vendosni 4 deri në 5 lugë kokoshka në një enë qelqi.
  • Shtoni 4 ose 5 lugë ujë.
  • Shtoni një lugë gjelle kripë.
  • Mbuloni me mbështjellës plastike dhe bëni disa vrima në të me një kruese dhëmbësh.
  • Vendoseni në mikrovalë për 4 minuta (në varësi të fuqisë së pajisjes).

Për të shtuar më shumë aromë, këshillohet të shtoni bimë si trumzë, rozmarinë ose rigon në ujë. “Kokoshka e bëra me shumë vaj ose kripë mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe nuk rekomandohet për njerëzit me kolesterol të lartë. Kini kujdes me kokoshka që vijnë me shumë gjalpë dhe natrium,” paralajmëron ajo.

Makineritë elektrike të kokoshkave që nuk përdorin as ujë, as vaj, por vetëm ajër të nxehtë, rekomandohen shumë.

Si të përdorni edhe kokoshka në dietën tuaj

© Doctoraron/Reddit

Kokoshkat mund të konsumohen çdo ditë. Zëvendësimi i një darke me këtë kënaqësi mund të jetë një ide e mirë, për sa kohë që përgatiten siç duhet. Sidoqoftë, Alecrim paralajmëron se ky ushqim nuk ka shumë proteina, kështu që duhet ta hamë atë në varësi të mënyrës sesi shkoi dita jonë.

“Nëse keni marrë proteina të mjaftueshme gjatë ditës, nuk ka asnjë problem me zëvendësimin e darkës tuaj me kokoshka. Është gjithmonë më mirë të hani kokoshka sesa të agjëroni, “shpjegon ajo.

“Ajo që nuk mund të bësh është të zëvendësosh gjithçka me kokoshka. Nëse kjo ndodh, ju mund të vuani për shkak të mungesës së ushqyesve të tjerë që kokrra nuk siguron, “thotë Alecrim. Në mënyrë ideale, këshillohuni me një mjek përpara se të merrni ndonjë vendim në lidhje me zëvendësimin e ushqimit në dietën tuaj.

© Jeshoots.com/Pexels

Ekzistojnë një larmi e shijeve të kokoshkave. Dhe asgjë nuk duhet të na ndalojë t’i hamë ato, për sa kohë që kaloritë dhe sasia e sheqerit të konsumuar kompensohen në palestër, sipas dietologes ushqyese.

Pasi të lexoni këto informacione për kokoshkat, jemi të sigurt që do të dëshironi të provoni dhe të krijoni disa vetë. Tani që dini pak më shumë për historinë, përfitimet dhe mënyrën më të mirë për t’i përgatitur ato, na tregoni se cila shije ju pëlqen më shumë. Nëse dini ndonjë pjatë tjetër që mund të bëhet me kokoshka, ndajini recetën në pjesën e komenteve.