Categories
HOME

“Natë e ditë duke qarë”, drama e 10-vjeçares: Rrezikoj të mos eci dot

Në fshatin Gurrë të Vogël, në Klos jeton një familje në kushte të mjerueshme. Për të shkuar deri te banesa e familjes Kurti, duhet të përshkosh një rrugë e cila ndodhet në gjendje shumë të keqe. Shpëtimi, kryefamiljari nuk punon, pasi fshati është shumë i thellë edhe nuk ka si t’i sigurojë të ardhurat. Prindërit e tetë fëmijëve janë të dorëzuar para fatit të keq që i ka kapluar. Të pasigurt për të tashmen dhe të frikësuar për të ardhmen, këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë.

Rigerta është vetëm 10 vjeçe, por nuk ka parë asnjë ditë të lumtur. Përveç mjerimit në të cilin jetojnë, asaj i duhet të përballet edhe me probleme shëndetësore. Kur ka lindur ka pasur një nishan te këmba, i cili sa ka ardhur dhe i është përkeqësuar. Kjo gjë ia ka vështirësuar ecjen.

“Shkon në shkollë? Po, jam në klasën e katërt. Si të duket shkolla? Mirë, më pëlqen të mësoj, të shkruaj. Ku i bën detyrat? Në tokë. Ke shoqe atje te shkolla? Po. Luan me to? Po. Të pengon këmba? Po.

Të dhemb shumë këmba? Po. E vë dot në tokë? Jo. Të dhemb gjithë ditën këmba? Po. Pse nuk e vesh çorapen? Më dhemb. Si ecën ti, e vë këmbën në tokë apo me thembrën? Me thembrën.”

Pamundësia ekonomike ka bërë që kontrollet mjekësore të jenë të pakta për vogëlushen. Për rrjedhojë, tanimë e lyen vetëm me një krem, thjesht për ta qetësuar. Por, edhe ai i ka mbaruar dhe nuk kanë mundësi ta blejnë.

“Unë kur kam qenë në spital me gocën te Nënë Tereza, më thanë doktorët që nuk ka shërim. Dhe se këtë lloj sëmundje nuk e kanë parë askund. E shtruan një javë dhe i kanë bërë mjekime. Por, vajza vazhdon përsëri njësoj. Ti ke mundësi ta çosh? Unë mundësi që ta çoj te spitali nuk kam, por është fëmija im dhe do mundohem shumë ta çoj. Është gjynah ta lësh natë e ditë duke qarë. Është edhe rreziku që goca të mos ecë. E lyen veç me krem dhe nuk kemi mundësi ta blejmë, pasi na ka mbaruar. Kushte nuk kam që ta blej.”

Janë të vetëm në mes të hiçit, për të shkuar në shkollë i duhet të ecin mbi dy orë. Në një rrugë, në të cilën kur fillojnë shirat bëhet me baltë dhe terren i rrezikshëm. Pasi kanë frikë edhe nga kafshët e egra. Edhe spitalin po ashtu e kanë shumë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.