Categories
HOME

I riu shqiptar na prek në zemër: Me dëshirën më të madhe për Kosovën jap jetën

O ficer i i i FSK-së, Luan Haradinaj, bashkë me dy ofi cerët tjerë Arbis Foniqi dhe Genc Qerimi në ditën e diplomimit kanë qenë të ftuar mysafir në Frontal të T7.

Luan Haradinaj është shprehur se me dëshirën më të madhe për Kosovën jep edhe jetën.

 

“Më dëshirën më të madhe nëse vendi im ka nevojë atëherë kjo as që diskutohet. Është rregull dhe e nënkptuar nga secili qytetar që nëse vendi kërkon ai duhet t’i përgjigjet”, ka thënë Luan Haradinaj.

Po ashtu gjatë kësaj bisede ka treguar se emocionin që ka përjetuar gjatë diplomimit kur e ka menduar babanë e tij hero.

“Mendoj që do të ishte ndjerë krenar me mua nëse do të ishte me ne. Por edhe pse ai mungon unë ndjehem krenar dhe aspak i mërzitur sepse e di arsyen pse ai nuk është me ne edhe e kuptoj realitetin se pse ai është dashur të mos jetë me ne”, ka thënë djali i heroit Shkëlzen Haradinajt dhe nipi i Luan Haradinajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.