Categories
HOME

“Nuk ka rëndësi, unë nuk njoh njeri me Koronavirus” / Shokon me deklaratën e tij pushuesi

Një nga mijëra njerëzit që shkuan në plazhin Bournemouth dje, deklaroi se për të nuk kishte rëndësi, pasi ai nuk njihte njeri që të kishte koronavirus.

Rreth një gjysmë milion njerëz shkuan drejt bregdetit ditën e djeshme, më e nxehta e vitit, gjë që u konsiderua si incident i madh dhe shqetësues.

Por, duke folur për BBC News, një plazhist tha se ai nuk shqetësohej për distancimin shoqëror, edhe pse plazhi ishte pak i bezdisshëm.

Një përgjigje urgjente është aktivizuar tani për të bashkërenduar burimet në të gjithë zonën, për të zgjidhur çështjet në mes të krizës së koronavirusit.

Udhëheqësi i Këshillit Bournemouth, Christchurch dhe Poole (BCP) Vikki Slade tha:

Ne jemi tërësisht të tmerruar nga pamjet e plazheve tona,veçanërisht në Bournemouth dhe Sandbanks, në 24-48 orët e fundit.Sjellja dhe veprimet e papërgjegjshme të kaq shumë njerëzve janë thjesht tronditëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.