Categories
HOME

Fejohen Oriola dhe Erosi, modelja tregon unazën e bukur të fejesës

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Lidhja e tyre u zbulua gjatë karantinës në Kroaci, pasi të dy publikuan foto nga e njëjta shtëpi.

Pak kohë më parë në media u përfol se çifti janë gati të shpallin fejesën dhe tashmë kanë njohur familjet e njëri-tjetrit. Mirëpo fotot e publikuara së fundmi nga Oriola, të lënë të kuptosh se dyshja e kanë hedhur këtë hap të rëndësishëm.

Ajo ka publikuar disa foto nga Kroacia dhe në sy bie unaza në gishtin e fejesës. Dyshja po e ruajnë larg vëmendjes së publikut dhe mediave marrëdhënien e tyre dhe ende nuk kanë reaguar në lidhje me lajmin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.