Categories
HOME

Bëri tatuazhin e parë në moshën 89-vjeçare, i moshuari ia dedikon bashkëshortes së ndjerë

Shumë prej nesh mund të na duhet të mendohemi mirë përpara se të bëjnë ndonjë tatuazh. Por, një i moshuar ka pritur plot 60 vite për ta ndarë mendjen.

Ken Crowther, i cili mbush 90-vjeç më 18 dhjetor vendosi që të bënte tatuazhin e tij të parë dhe ia dedikoi bashkëshortes së ndjerë e cila ka ndërruar jetë përpara 12 vitesh.

Ishin dy mbesat e tij, Stephanie Shipley dhe Vickie, të cilat e morën dhe e çuan tek artisti i tatuazheve. Duke qenë se Ken kishte dashur për 60 vite që të bënte një tatuazh, kjo ishte një dhuratë nga mbesat për 90-vjetor.

Stephanie u shpreh për LADbible:

Unë, motra dhe mami kemi tatuazhe. Shumica prej tyre janë bërë në kujtim të gjyshes sonë dhe gjyshi i ka admiruar gjithmonë…Ai gjithmonë ka dashur të ketë një tatuazh po ka pasur frikë nga gjilpërat dhe i ka shtyrë gjithmonë.”
Edhe pse i ka frikë gjilpërat, i moshuari e mblodhi më në fund veten dhe gjeti kurajon për të bërë një në moshën pothuajse 90-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.