Categories
HOME

Situata është rënduar në spital, Pipero: Ja ç’po ndodh në Infektiv me pacientët me koronavirus

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë maska, pasi virusi nuk është zhdukur. Ai është shprehur se është rënduar situata në spitalin Infektiv, ku janë 20 shtrime brenda 1 dite.

Pipero shkruan se është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, duke iu referuar Malit të Zi dhe më trishtuese të dëgjosh se janë mbi 20 të sëmurë që shtrohen në një ditë në spital.

Ndaj ai lutet që qytetarët të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën. Ndryshe, thotë ai do na ktheni shumë mbrapa në kohe, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!

Postimi i tij:

‘Maska dhe distanca! Vetëm kaq mjafton! Kaq pak, për te përfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argëtim ne pandemi, dhe aspak izolim me botën qe po hapet çdo dite! Na i hiqni kufijtë, duke i vënë kufi virusit, thjesht dhe vetëm me një maske dhe distancë!.

Leave a Reply

Your email address will not be published.