Categories
HOME

Shqiptari humb jetën në Itali, ra nga çatia e një ofiçine gjatë punimeve

Një punëtor shqiptar ka rënë nga çatia e një ofiçine ku po kryente disa punime.

Mësohet se 56-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në Prato, pranë Firences, ku policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. .

Sipas mediave fqinje, viktima po zëvendësonte disa tjegulla në kapanonin e ofiçinës kur shkeli mbi një dritare dhe u rrëzua.

Drejtuesi i ofiçinës dha menjëherë alarmin dhe njoftoi urgjencën, por dëmtimet e marra ishin shumë të rënda dhe fatale për punëtorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.