Categories
HOME

Në pritje të ëmbël, Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Dyshja janë treguar shumë të rezervuar rreth lajmit të ëmbël por burime të afërta kanë treguar për “Gazeta Blic” se Sara është në muajt e parë të shtatzënisë.

Sipas burimeve, bukuroshja është në pritje të një vajze. Në një foto të publikuar në Instastory, ku Sara shihet e shoqëruar nga miqtë e saj, vihet re dhe barku i rrumbullakosur.

Ajo është munduar që të mos e fotografojë por megjithatë ka rënë në sy. Sara dhe Ledri janë bashkë prej vitesh, por vetëm në muajin Prill reperi e bëri publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.