Categories
HOME

Meteorologu i njohur : Ja kur do të filloj rritja e temperaturave dhe cila do të jetë dita kur do të shenoj

Meteorologu Hakil Osmani tregon se nga dita e nesërme do të fillojë rritja e temperaturave ndërsa kulmi do të jetë të dielën.

Pritet që deri në fundjave temperaturat të shkojnë në 36 gradë që është 4 gradë më shumë se në kohë normale për muajin ku ndodhemi, ka thënë ai ndër të tjera për ABC-ja e mëngjesit.

 

“Vranësirat priten të vazhdojnë deri të premten edhe të shtunën në disa vende. Ndërsa të dielën do të rikthehen kthjellimet. Pritet që deri në fundjave temperaturat të shkojnë në 36 gradë që është 4 gradë më shumë se në kohë normale për muajin ku ndodhemi.

Shiu nuk do të ndikojë në vlerat termike. Pritet që era të ulë intensitetin e saj dhe parametrat e erës dhe dallgëzimi të mos jenë problematikë për trafikun detar.

Rritja e temperaturave fillon ditën e nesërme pasi sot është në vlerën e djeshme. Nesër kemi rritje nga 1 deri 2 gradë celcius, ndërsa vlerat maksimale deri në 32 gradë”, tha Osmani, .

Leave a Reply

Your email address will not be published.