Categories
HOME

Duhet t’i konsumoni shpesh, njihuni me vetitë magjike të fikut

Fiku është një frut i pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Fiku përmban vitaminë A, C e B, ashtu si edhe hekur, kalcium, fosfor dhe magnez, që e bëjnë që të ketë shumë veti terapeutike dhe e kthejnë në një aleat të fortë kundër shumë sëmundjeve.

Kolesteroli

Fibrat e fiqve ulin përthithjen e kolesterolit, ndërsa pektina, më e rëndësishmja ndër fibrat e tretshme, favorizon në uljen e kolesterolit LDL në gjak.

Tretja

Fiqtë favorizojnë tretjen si nëpërmjet farërave, që stimulojnë nxjerrjen jashtë të toksinave, ashtu edhe nëpërmjet përbërjes së lartë të fibrave. Ka veti të lehta laksative që përmirësojnë kalimin intestinal dhe parandalojnë kapsllëkun. Fiqtë lehtësojnë edhe simptomat e ulçërës gastrike.

Energjia

Sheqernat e saj natyral ndihmojnë në përmirësimin e humorit dhe japin energji. Përveç kësaj, sipas një studimi të fundit, zvogëlojnë nevojen për insulinë, duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, dhe si pasojë fiqtë janë të këshillueshëm për ata që vuajnë nga diabeti.

Radikalet e lirë

Antioksidantët e fiqve ndihmojnë në luftimin kundër efekteve nga radikalet e lira, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve degjenerative dhe të disa lloje tumoresh.

Antiinflamatorë

Ky frut i jashtëzakonshëm ndihmon në shërimin e inflamacioneve dhe zvogëlon dhimbjet e shkaktuara nga ulçera e stomakut, reumatizma, artriti, dhe disa lloje infeksione të lëkurës.

Fiqtë duhet të konsumohen kur të piqen plotësisht, kur janë mjaftueshëm të butë dhe me bishtin akoma të fortë. Këshillohet që të mos hahen më shumë se 3-4 fiq në ditë, për shkak të kalorive të tyre, dhe të shoqërohen me një burim proteinik (gjizë ose proshutë) dhe me  yndyrna të mirë ( arra, lajthi, bajame).

Leave a Reply

Your email address will not be published.