Categories
HOME

13 Zgjedhjet më të Zakonshme në Stil që na Plakin Para Kohe!

Preferencat individuale ndaj stilit formohen përgjatë viteve. Megjithatë, krijimi i një stili specifik mund të veprojë kundër jush dhe moshës tuaj aktuale.

Ne i dimë të gjitha gabimet e modës që mund t’i shtojnë vite pamjes tuaj dhe kemi disa këshilla se si ta shmangni këtë.

Përmbajuni përmasës së veshjes.

© natalliajolliet/depositphotos © The Fierce Nay

Nëse ndiqni nga afër ndryshimet e fundit rreth modës, e dini se është thelbësore të merrni në konsideratë përmasat. Ata ose bëjnë veshjen ose e prishin imazhin komplet.

Pantallonat e gjëra në fund shkojnë më shumë me një bluzë të ngushtë. Po ashtu, një xhup tepër i madh duhet të vishesht me xhinse të ngushta – ky kombinim krijon një kontrast të mirë gjeometrik.

Një shënim për t’u mbajtur mend: zgjidhni rrobat e duhura për madhësinë e trupit tuaj. Rrobat tuaja nuk duhet t’u rrinë shumë të gjëra dhe të fshehin bukurinë tuaj. Nga ana tjetër, rrobat tepër të ngushta do ta prishin pamjen tuaj të përgjithshme.

Kombinoni aksesorët.

© nicoletaionescu/depositphotos © VivaLuxury Style Blog

Kur bëhet fjalë për veshjen me stil, treshja (këpucë, çantë dhe rrip) nuk duhet të përputhet, por duhet të “shkojnë së bashku”. Ngjyrat e njëjta janë një rregull i vjetëruar që është jashtë modës tani.

Nëse doni të dukeni perfekte, vetëm shtoni një aksesor me ngjyrë. Për pjesën tjetër të veshjes, anoni më shumë nga ngjyra neutrale.

Përdorni rripa.

© alexhalay/depositphotos © The Fierce Nay

Rrobat e gjëra ju bëjnë të dukeni shumë të çrregullta, duke shtuar kile dhe vite në pamjen tuaj totale. A jeni të sigurt se e doni këtë? Mendojmë që jo.

Për të kompletuar veshjen tuaj, përdorni fuqinë e një rripi. Do të nxjerrë në pah dhe format. Ja vlen të provohet.

Thuaj lamtumirë stileve retro.

© tinx/depositphotos © Walk In Wonderland

Stilet e modës shkojnë e vijnë kështu që mos qëndroni vendnumëro diku në të njëjtin stil për dekada me radhë.

Edhe xhinset tuaja të preferuara nuk do të funksionojnë në favorin tuaj nëse nuk janë të stilit. Për shembull, xhinse e gjëra në fund janë një sot një lloj antik në botën e modës dhe mund të shtojnë po aq vite sa ju i keni veshur.

Provoni modelet me të cilat sot të famshmit shkëlqejnë. Ata janë të përshtatshëm pothuajse për të gjithë, por sigurohuni që të gjeni masën e përsosur për llojin e trupit tuaj. Suksesi është i garantuar.

Hiqni dorë nga rrobat për moshën e adoleshencës.

© Tinatin1/depositphotos © The Fierce Nay

Rregullat e stilit ndryshojnë me moshën. Mos mendoni se do të mund të vishni të njëjtën lloj veshjeje që keni veshur kur ishit 16 vjeçe.

Xhinset me xixa dhe bluzat me kartona nuk do t’ju bëjnë të dukeni më të reja. Përkundrazi, ata do të theksojnë ndryshimin e moshës dhe do ta bëjnë pamjen tuaj mjaft të papërshtatshme.

Xhise kalsike blu dhe një bluzë e bardhë e thjeshtë janë një zgjedhje shumë më e mirë për t’u dukur më të reja dhe për një pamje me stil.

Zgjidhni modelet më me stil.

© racorn/depositphotos © DaisyLine

Syzet kishin shumë potencial në modën e shumë viteve më parë. Është një aksesor i volitshëm që ju ndihmon të rregulloni fytyrën tuaj. Megjithatë, madhësia e gabuar ose tipi i skeletit mund ta prishin plotësisht pamjen tuaj.

Ka shumë dizajne të ndryshme tani, kështu që nuk do të jetë e vështirë për të gjetur atë që ju përshtatet më së shumti.

Provoni një stil flokësh më të shkurtër.

© Goodluz/depositphotos © DaisyLine

Flokë të gjatë me shkëlqim i bëjnë ndryshimet e lidhura me moshën në fytyrën tuaj më të dukshme. Jepini përparësi prerjeve deri në supe ose prerjeve të shkurtra nëse nuk jeni në humor për një ndryshim të madh.

At do t’ju bëjnë që të dukeni më të reja dhe do të zbukurojnë pamjen tuaj.

Manikyri perfekt.

© belchonock/depositphotos © VivaLuxury Style Blog

Duart tuaja janë të parat që tregojnë për moshën. Ngjyrat e kuqe, ngjyrë vjollcë, ngjyrë kafe dhe margaritar i bëjnë duart të duken më të vjetra se janë në të vërtetë, duke krijuar një kontrast të keq me lëkurën tuaj.

Për t’i bërë duart tuaja të duken më të reja, përdorni ngjyra që ndriçojnë lëkurën tuaj: ngjyra bezhë, e bardhë me shkëlqim ose e bardhë e lehtë. Një formë ovale e thonjve është zgjidhja më e mirë për një manikyr të thjeshtë dhe klasik.

Aplikoni siç duhet tonin në mollëza.

© Nikodash/depositphotos © valuavitaly/depositphotos

Rregulli është që toni duhet të aplikohet mollëzat e faqeve, por kjo është e vërtetë vetëm për vajzat e reja. Forma e fytyrës ndryshon me kalimin e kohës, dhe ky lloj aplikimi thekson rrudhat e padëshiruara.

Për të arritur një efekt  tërheqës duke përdorur vetëm ruzhën tuaj, aplikojeni atë horizontalisht nga mollëzat e faqeve tuaja përgjatë kockës së nofullave deri tek pjesa ku fillon ndarja e flokëve.

Aplikojeni bronzerin me kujdes.

© csproductions/depositphotos © VivaLuxury Style Blog

Bronzer i aplikuar në hundë, mjekër dhe ballë ju bën të dukeni më të vjetra. Për të shmangur këtë gabim, përdorni bronzerin me një lëvizje 3-formëshe: nga mesi i ballit duke lëvizur anash në qendër të faqes, në mjekër dhe në qafë.

Përmirësojeni bukurinë tuaj natyrale me makeup.

© kotin/depositphotos © FAKE LEATHER

Buzët, sytë dhe vetullat luajnë një rol vendimtar kur flasin për moshën. Buzët zakonisht bëhen më të holla dhe vetullat bëhen më të hapura. Për të hequr të gjitha ndryshimet që përcaktojnë moshën nga fytyra juaj, ne këshillojmë të vendosni pak makeup. Mos harroni të përdorni kozmetikët, por shmangni ngjyrat e ndritshme.

Përdorni një ngjyrë të hapur të të kuqit të buzëve.

© eastnews

Hije e errëta të kuqit të buzëve i bëjnë buzët të duken më të holla, duke shtuar disa vite. Nëse nuk doni të hiqni dorë nga kjo prirje e modës, ndryshoni preferencat tuaja në ngjyra më të hapura.

Buzëqesh!

© Margo & Me

Hulumtimet tregojnë se një buzëqeshje ju bën të dukeni më të rinj në sytë e të huajve. Tani keni një edhe një tjetër arsye të mrekullueshme për të buzëqeshur!

Leave a Reply

Your email address will not be published.