Categories
HOME

‘Obobo more Joel’, Ermali kap mat të birin duke rruar kokën

E mbani mend videon epike kur Ermali Mamaqi i qethi vetë flokët në shtëpi?

Shprehja “Bëmë baba të të ngjaj” vlen më së miri për këtë rast pasi edhe Joeli ka bërë sot të njëjtën gjë.

Ermali ka publikuar në Instagram një video ku e kap mat Joelin teksa rruan kokën. “Jooo, stop, stop, ça ke bërë kështu more? Pse e bëre këtë?”, dëgjohet t’i thotë Ermali Joelit ndërsa vogëlushi qesh.

“Kur të bën Joeli : Surprizëëëë…”, shkruan Ermali krah videos.

Në një postim tjetër Ermali na tregon edhe pamjen e re të Joelit, i cili shfaqet bashkë me qenin e tyre të ri, Sulon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.