Categories
HOME

Nëna për herë të parë, Klea dhe Jonida i tregojnë njëra-tjetrës përshtypjet e lindjes

Si Klea Huta, ashtu dhe Jonida Vokshi po përjetojnë ndjesinë e të qenurit nëna për herë të parë. Me datë 4 Qershor Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Krid.

Ndërsa sot, Jonida u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushja Emi, e cila ka lumturuar pafund të dy prindërit e saj. Aktorja ka publikuar në rrjete sociale një foto të dorës së Emit dhe ka ndarë me ndjekësit emocionet e t’u bërit nënë.

Fotoja ka marrë komente të shumta, mes tyre dhe një nga Klea, e cila po shijon të njëjtën ndjesi me Kridin që i ka ndryshuar jetën. Ajo i shkruan Jonidës se pret nga ajo t’i tregojë përshtypjet e lindjes në mesazhe.

“Ah c’lumturi do ndjesh! Me jete te gjate Emi dhe te lumtur shpirt. Pres pershtypjet ne dm”, ka shkruar Klea.

Leave a Reply

Your email address will not be published.