Categories
HOME

Tuba Buyukustun ‘del në ankand’, profesioni i fshehur i aktores vë në lëvizje fansat

Ju të gjithë e keni vënë re që aktorja e njohur e serialeve turke, Tuba Buyukustun, ka pasion pikturën dhe dizajnin. Ketë, me siguri, e keni vënë re edhe në serialet që ka luajtur – gjithmonë ka një profesion të lidhur me fushën e krijimit, pikturës dhe dizajnit.

Prej vitesh, Tuba pikturon në atelienë e shtëpisë së saj, por të gjitha pikturat deri vonë nuk ka dashur t’i publikojë. Kohët e fundit, disa prej punëve të saj, aktorja i ka publikuar në kanalin e saj në YouTube.

Por nuk ia merrte mendja se pas kësaj, do të nisnin porositë. Me këtë rast, fansat e aktores organizuan një ankand për pikturat e publikuara.

Tuba Buyukustun është diplomuar në Universitetin e Arteve të Bukura “Mimar Sinan” për dizajn dhe kostumografi.

Vitin e ardhshëm, Tuba Büyüksütün ka në plan të hapë një ekspozitë pikture në të cilën të prezantojë të gjitha punët e saj.

Ndërkohë, është në diskutime edhe me disa producentë për sezonin e ri në kinema.

Leave a Reply

Your email address will not be published.