Categories
HOME

E trishtë/ Vuante nga skleroza, gjendet i pajetë i moshuari që u zhduk disa ditë më parë

Një lajm i trishtë vjen nga Lushnja ku raportohet se i moshuari që u zhduk disa ditë më parë, fatkeqësisht është gjetur i pajetë pranë një banese të braktisur.

JOQ Albania e raportoi disa ditë më parë rastin e zhdukjes së 72-vjeçarit, Vasil Bano, i cili vuante nga skleroza prej 3 vitesh, ku familjarët kërkuan ndihmë për ta gjetur të afërmin e tyre.

Lajmi i hidhur është dhënë nga e bija e të ndjerit, e cila mes lotësh tha në emisionin “Pa Gjurmë”, se një person e kishte gjetur trupin e pajetë të babait të saj.

72-vjeçari kishte rënë nga një lartësi dhe u gjet i pajetë.

Ajo tha:

Një person që është roje në një ndërtesë aty afër na njoftoi se e kishte gjetur trupin e pajetë. Babai im kishte mbaruar. U gjet mbrëmjen e djeshme, në një shtëpi të pabanuar. 10 minuta larg nga shtëpia. Kishte rënë nga një lartësi. Kishte rënë keq dhe e gjetëm pa jetë. Unë kisha dyshime pasi prej tre ditësh askush nuk e pa. Ishte fati i tij, mbaroi. E kemi përcjellë drejt banesës së fundit. Që nga ajo rrugë nuk u kthye më. Nuk mundi, ndoshta nuk kishte patur njeri ta ndihmonte. E humba babain.
72-vjeçari doli nga banesa këtë të hënë dhe nuk u kthye më më. Para se ai të zhdukej, i kërkoi vajzës ta falte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.