Categories
HOME

I Zoti Humbi Jetën, Qeni E Pret 3 Muaj Tek Dera E Spitalit

Një qen besnik prej 3 muajsh pret pronarin e tij në një nga spitalet në Wuhan, edhe pse ai ka humbi jeten nga COVID-19.
Qeni ka fituar zemrën e punëtorëve në spital që nga dita që ai erdhi bashkë me pronarin e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19 në shkurt.

Fatkeqësisht pronari i tij nuk do të kthehet më, por qenushi shtatë vjeçar mashkull, akoma e pret në spital duke kërkuar gjithandej për të. Një person vendosi të kujdesej për të dhe i vuri emrin Xiaobao që do të thotë “thesar i vogël”.

Zonja Wu tha që Xiaobao refuzoi të linte spitalin. Edhe kur e dërguan qenin diku larg, ai u kthye përsëri në Spitalin Taikang dhe priste me padurim që pronari i tij të kthehej.

“Megjithëse Xiaobao nuk mund të flasë, ne e kuptojmë se ai është ende në kërkim të pronarit të tij,” u tha ajo gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.