Categories
HOME

Mjaftojnë 3 përbërës dhe rënia e flokëve s’do të jetë më problem, ja ç’maskë natyrale përdorin parukierët

Të gjatë, të shkurtër, me onde apo të drejtë, flokët për femrat nuk janë thjesht një tufë fibrash, por një shprehje e stilit dhe e personalitetit. Kjo është dhe arsyeja që shumë prej tyre ”terrorizohen” sa herë që vërejnë rënie masive që mund të degradojë deri në rrallim të flokëve.

Ndër shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve përmendim sëmundjet auto-imunitare, periudha e lehonisë, menopauza, humbja e menjëhershme e peshës, mungesa e hekurit, çrregullimet e të ngrënit etj. Receta e mëposhtme është një aleat i vërtetë kundër rënies së flokëve dhe rritjes së menjëhershme të tyre.

Përbërësit: 2 të kuqe veze, 2 lugë çaji mjaltë organik dhe dy lugë çaji vaj kastori.

Shtoni në një enë dy të kuqet e vezëve dhe vajin e kastorit dhe trazojini me ndihmën e një piruni. Më pas shtoni mjaltin dhe vazhdoni përizerjen derisa mjalti të hollohet dhe shkrihet me dy përbërësit e tjerë. Me ndihmën e një furçe flokësh lyeni zonat ku keni rënie ose gjithë kokën dhe mbështilleni me qese për 2-4 orë. Pasi të ketë kaluar ky minutazh, masazhoni skalpin dhe lani flokë si zakonisht. Përdoreni këtë tonik një ose dy herë në javë dhe të vëreni rezultate të mahnitshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.