Categories
HOME

Ja si lu,ftohet myku Candida me ushqimet e duhura

Ka shumë baktere që hyjnë në zorrët tona, myk dhe kërpudha e me siguri do të habiteni se si trupi juaj do t’i rezistojë një sulmi të tillë. Epo, zorrët tona kanë nevojë si për bakteret e mira, ashtu edhe të këqija që ato të funksionojnë. Kjo është arsyeja pse duhet ta mbajmë mjedisin e zorrëve të ekuilibruar në mënyrë që të shmangim problemet me tretjen.

Për fat të keq, lloji i regjimit ushqimor që ndjekim mund të prishë ekuilibrin në stomakun tonë dhe në të përjetojmë fryrje, dhimbje barku dhe simptoma të ngjashme. Për shkak të këtyre gjendjeve shfaqen infeksionet mykotike. Si ta luftojmë këtë problem? Me ushqimet e duhura!

Perime pa niseshte

Mbani në mendje që kërpudhat në stomak ushqehen me çdo gjë që ushqeheni dhe ju, kështu që nëse po përpiqeni të luftoni një infeksion mykotik, duhet të rimendoni se me çfarë për ushqime. Kur zgjidhni perime, duhet të blini ato pa niseshte si spinaqi, lakra kale, etj. Një tjetër anë pozitive e këtyre perimeve është se janë të pasura me folate.

Karafili

Një tjetër ushqim që mund t’ju ndihmojë të luftoni infeksionin candida është karafili. Ai përmban eugenol, një agjent i njohur anti-kërpudhor. Kur përdoret për të trajtuar Candida-n, është mjaft efektiv dhe për këtë është një nga ilaçet më të zakonshme bimore për të trajtuar infeksione të candida. Është shumë i pasur gjithashtu në antioksidantë të cilat luftojnë radikalet e lira në trup.

Yndyra të shëndetshme

Çfarë tjetër do ta luftonte Candida-n? Ushqimet që përmbajnë yndyra të shëndetshme rekomandohen shumë. Disa shembuj të tyre janë avokadot, kokosi dhe vaji i ullirit. Këto vajra kanë veti anti-inflamatore dhe luftojnë çdo lloj inflamacioni të zorrëve tuaja. Vaji i arrës së kokosit, në veçanti, ka veti të largojë Candida-n për shkak të acidit caprylic që përmban.

Speci i kuq

Një tjetër zgjidhje për infeksionin e candida-s është speci i kuq djegës. Ai përmban një komponim të quajtur CAY-1 që u bashkëngjitet membranave kërpudhore, i dobëson ato dhe zhduk infeksionin. Speci i kuq ndihmon përmirësimin e qarkullimit të gjakut në trup, i cili është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pastrimin e trupit nga infeksionet. Ju mund të shtoni një sasi të vogël piperi djegës në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pak lëng limoni dhe ta pini mes vakteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.