Categories
HOME

Mjeku bën thirrje: “Dieta Ushtarake” heq deri në 10 kg. Bëjeni vetëm kështu!

Dieta Ushtarake është një plan ushqimor afatshkurtër që ka për synim t’ju ndihmojë të humbni deri në dhjetë kilogramë në një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Ne dëshirojmë të ndajmë me ju planin e ushqimit për dietën ushtarake 3-ditore.

Pse është kaq popullore?

Një nga rregullat më atraktive të kësaj diete është se zgjat vetëm 3 ditë. Ajo pretendon se mund të humbësh deri në 10 kilogramë në një periudhë shumë të shkurtër kohe! Këto rezultate mund t’i arrini vetëm nëse e ndjekni pikërisht planin e ngrënies.

Një tjetër element është fakti se kjo dietë është shumë e lehtë për t’u ndjekur. Ju nuk keni nevojë të numëroni kaloritë dhe të blini një listë të gjatë gjërash të shtrenjta.

Dieta kërkon përbërës që mund të gjeni në dyqanin tuaj më të afërt ushqimor.

Supozohet që ju do të holloheni me shpejtësi, sepse dieta militare ka për qëllim nxitjen e metabolizmit tuaj.

Duke zvogëluar marrjen e kalorive për një periudhë të shkurtër, ju do të shpëtoni nga masa yndyrore.

Por kjo nuk është dietë tipike që të kufizon ushqimin. Është e ulët në kalori, por ju siguron energjinë që duhet të keni për një ditë të frytshme. Ajo përfshin yndyrna të shëndetshme, karbohidrate, proteina.

Dita 1

Mëngjesi: një filxhan me pije të nxehtë (kafe ose çaj), një fetë toast (bukë misri është më mirë), 2 lugë gjalpë kikiriku, gjysëm portokalli.

Dreka: një filxhan me pije të nxehtë (kafe ose çaj), një fetë e toast, një gjysmë filxhan ton.

Darka: rreth 85 gramë çdolloj mishi (të zier në ujë të valë), një filxhan fasule të gjelbër, gjysma e një bananeje, një mollë e vogël dhe mund t’ja lejoni vetes një filxhan akullore me vanilje (më pëlqen kjo dietë! ).

Dita 2

Mëngjesi: Një fetë toast (bukë misri është më mirë), një vezë e zier, gjysma e një bananeje.

Dreka: një tjetër vezë e zier, një filxhan gjizë.

Darka: 2 hot-dog (po bëhet gjithnjë e më interesante!), një gjysmë filxhani karrota, një filxhan brokoli, gjysma e një bananeje të cilen mund të mbuloni me 1/2 filxhan akullore vanilje (ju e meritoni !)

Dita 3

Mëngjesi: Një fetë djath dhie dhe një mollë të vogël.

Dreka: një fetë toast (misri është përsëri më i mirë), një vezë (drekë e lehtë).

Darka: një filxhan ton dhe pjesa juaj e preferuar e darkës – një gjysmë banane me një filxhan të tërë të akullores së vaniljes.

Rekomandimet që ju japim ne gjatë periudhës së kësaj diete:

Nëse doni të arrini rezultate më të mira, ndiqni dietën për 3 ditë dhe hani ushqim normal për 4 ditët e ardhshme. Dhe, mos u ngopni gjatë atyre 4 ditëve në qoftë se ju nuk dëshironi ta fitoni sërish peshën tuaj.

Përsëriteni Dietën Ushtarake disa javë rresht derisa të arrini qëllimin tuaj. Është e rekomanduar që ta ruani këtë regjim ushqimor për një muaj të tërë.

Bëjeni zakon të filloni ditën me një gotë ujë.

Gjeni një mike që ta bëni dietën sëbashku për të kontrolluar dhe motivuar njëra-tjetrën! Nëse e bëni këtë, ju keni më shumë mundësi që të keni sukses.

Është gjithmonë një ide e mirë për të vizituar dhe për t’u konsultuar me mjekun para se të provoni ndonjë dietë të re.

Nganjëherë dieta e saktë për ju varet nga shëndeti juaj dhe rekomandimet e mjekut tuaj./Supershëndeti

Leave a Reply

Your email address will not be published.